Të martën në mbrëmje nis kompeticioni më i rëndësishëm i futbollit për klube në Europë, UEFA Champions League. Dy sfidat hapëse janë ato mes Inter-Slavia Prague dhe Lyon-Zenit, të cilat do të luhen në orën 18:55. Inter vjen si favorite në këtë përballje kundër skuadrës çeke, megjithëse do të ketë një mungesë të madhe në këtë takim, Romelu Lukaku, i cili është i dëmtuar. Grupi F, ku bën pjesë dhe Inter, është një nga më të vështirët, i cilësuar ndryshe dhe “grup ferri”.
Pjesë e këtij grupi është Dortmundi me Barcelonën, ku padyshim favorite janë të treja skuadrat për të kaluar grupin, por vetëm dy të shkojnë më tej. Sa i përket ndeshjes tjetër të këtij grupi, ajo mes Dortmund dhe Barcelonës, do të luhet në orën 21:00, ndërsa skuadra e Valverdes e nis këtë kompeticion pa yllin e saj, Lionel Messi. Një tjetër sfidë interesante e mbrëmjes të së martës do të jetë ajo mes Napolit dhe kampionëve në fuqi, Liverpool.
Në këtë sfidë do të mungojnë dy futbollist për skuadrën italiane, mbrojtësi shqiptar Elseid Hysaj dhe Milik, të dy të dëmtuar. Ndërkohë për Liverpool do të ketë të paktën katër mungesa, Alisson, Clyne, Keita dhe Origi. Sfidat e tjera të mbrëmjes janë ato mes Ajax-Lille, Benfica-Leipzig, Chelsea-Valencia dhe Salsburg-Genk.