Partia e
Presidentit Volodimir Zelensky është duke kryesuar rezultatin paraprak të
zgjedhjeve parlamentare në Ukrainë, raportonojnë mediat ndërkombëtare. Sipas të
dhënave që jep Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Ukrainë, rezultatet paraprake
e nxjerrin fituese partinë “Shërbëtori i Populli” me 42.19% të votave, pasi
deri në mëngjesin e të hënës është numëruar 1/3 e fletëve të votimit.
Ndërkohë, partia pro-ruse e opozitës, ka
siguruar 12.75% të votave, ndërsa partia e ish-presidentit Petro Poroshenko ka
marrë 8.71%. Në votimet e të dielës u regjistrua pjesëmarrja më e ulët në
zgjedhjet parlamentare në 25 vitetet e fundit në Ukrainë, me vetëm 49.9% të
votuesve. Zelensky është shprehur se do të ishte i lumtur të bashkëpunonte me
partinë “Zëri”, kryesuar nga rok-star Svitolsav Vakarchuk, për të krijuar një
koalicion qeverisës.
Aktualisht partia “Zëri”
ka marrë rreth 6.39% të votave, ndërsa një zëdhënës i saj është shprehur se kjo
parti është gati për të mbështetur një koalicion qeverisës, me kusht që ai të
mos jetë i mbështetur nga oligarkët.
Volodimir Zelensky është
një ish-komedian në Ukrainë, që arriti të mposhte në zgjedhjet presidenciale
tre muaj më parë Poroshenkon, duke fituar presidencën në balotazhin e dytë me
73.2% të votave.
Ndonëse nuk kishte
përvojë në politikë, Zelensky arriti të përcillte në popull mesazhe të forta kundër
korrupsionit dhe oligarkëve, dhe tre muaj më pas, ai pritet të ketë nën
kontroll edhe qeverinë e vendit.