Janë luajtur të shtunën ndeshjet e javës së katërt në Premier League. Manchester City ka fituar bindshëm 4-0 ndaj Brighton, duke marrë kryesimin provizor të renditjes. Ishte De Bruyne ai që hapi serinë e golave duke shënuar që në minutën e 2-të sfidës. Më pas Aguero gjeti golin e dytë për skuadrën e tij në minutën e 42-të. Pas pushimit ishte përsëri Aguero që gjeti rrjetën, duke trefishuar rezultatin në minutën e 55`, për ta vulosur me golin e Silvës në minutën e 79`.
Një tjetër dështim i Chelsea, që ka barazuar në shtëpi me rezultatin 2-2 me Sheffield United. ishte Abraham që shënoi në minutën e 19-të për Blutë e Londrës, ndërsa në të 43`, Abraham dyfishoi për të tijët. Por pas pushimit të pjesës së parë, Robinson ngushton shifrat duke shënuar në të 46`. Shifrat do të vuloseshin një minutë par fundit të lojës kur Zouma shënoi një autogol. Pas barazimit të së shtunës, Chelsea mbetet në vendin e 10-të të Premier League me 5 pikë.
Në barazim 1-1 është ndalur dhe Manchester United në fushën e Southampton. James shënoi për të skuadrën e Solskajer në minutën e 10-të të pjesës së parë, por vendasit barazuan me Veestergaard në të 58`, duke mbajtur të pandryshuar rezultatin deri në fund të ndeshjes. Pas këtij barazimi, edhe United mbetet në vendin e 7-të të renditjes me vetëm 5 pikë pas katër javësh kampionat.
Sa u përket ndeshjeve të tjera, Crystal Palace ka mundur 1-0 Aston Villan, Leicester ka fituar 3-1 ndaj Bournemouth, ndërsa West Hammundi 2-0 Norwich. Barazimi tjetër i ndeshjeve të së shtunës pasdite në Permier League ishte ajo mes Newcastle dhe Watford, që e mbyllën takimin me nga një gol respektivisht.