Tërmeti, pezullohet mësimi në Universitetin e Mjekësisë deri në 6 janar

Studentët e Universitetit të Mjekësisë nuk do të zhvillojnë më mësim për këtë vit. Me një urdhër të firmosur nga Rektori Arben Gjata, Universiteti i Mjekësisë do të qëndrojnë i mbyllur për studentët deri në datën 6 janar.

Shkak është bërë situata e krijuar nga tërmeti dhe pasojat që shkaktoi në godinat e këtij universitetit.

Nga tërmeti i 26 nëntorit, në godinat qendrore të këtij universiteti janë shkaktuar dëme të mëdha, të cilat do të duhet të riparohen deri në datën 6 janar, ditë që është caktuar edhe për rifillimin e universitetit.

Tërmeti shkaktoi dëme edhe në godina të tjera në universitetet e Kryeqytetit, të cilët pezulluan mësimin për disa ditë.

Skip to toolbar