RealStory.al merr urimet e para nga Javanews dhe Politiko!

Pasditen e sotme në tregun e mediave online në Shqipëri, nisi aktivitetin edhe një tjetër portal, RealStory.al. Një media që vjen me risi dhe ofron një trajtim ndryshe të lajmit, ka marrë urimet e para nga portale të ngjashme që ushtrojnë aktivitetin e tyre në vendin tonë prej kohësh. “Javanews.al” ishte portali i parë që përshëndeti dhe uroi “RealStory.al”, pas publikimit të saj online.

“Gazetari Sokol Balla ka lançuar sot për publikun iniciativën më të re mediatike. Bëhet fjalë për portalin RealStory.al, emër ky i bazuar në emisionin e njohur politik që Balla drejton në Vizion Plus. RealStory.al pritet të ketë fokus mbi politikën dhe aktualitetin. Ai hyn në garën e medias online duke rimarrë një ndër markat kryesore të debatit politik televiziv. I urojmë kolegut Balla dhe stafit të tij, suksese në këtë rrugëtim”, shkruan Javanews.

“Gazetaria e re është bërë tunduese edhe për ‘gazetarët e vjetër’. Një nga veteranët e shtypit të shkruar dhe të televizionit, Sokol Balla, ka hapur portalin me të njëjtin emër si edhe emisioni i tij politik i fashës prime-time, aktualisht në Vizion Plus. Realstory.al i shtohet portaleve online, të cilat janë bërë një sfidant i pamëshirshëm i medias mainstream (apo të vjetër) duke i konkuruar jo vetëm në shpejtësi, por edhe në novacione, megjithë të metat jo të vogla ‘të fillestarit’.

Sokol Balla, i cili njihet edhe si polemist i fortë, do të jetë një shtesë për t’u patur parasysh dhe frikë në garën e medias online. Shpesh ai zgjedh kënde të papritura trajtimi të lajmit dhe nuk përton të jetë agresiv dhe transgresiv në trajtimin e ngjarjeve dhe fenomeneve. Politiko.al i uron mirëseardhjen realstory.al”, shkruan “Politiko.al”.

Skip to toolbar