Turqia vijon me arrestimet e ushtarakëve edhe
3 vjet pas grushtit të shtetit për të rrëzuar nga pushteti presidentit turk,
Recep Tayyip Erdogan. Prokuroria e Ankarasë ka lëshuar 176 urdhër arreste për
ushtarakët që mendohet se janë të lidhur me grushtshtetin e 2016. Arrestimet janë
kryer në ushtrinë turke, forcën ajrore dhe atë detare, ndërsa mes të arrestuarve
janë edhe një kolonel, dy nënkolonelë, pesë majorë dhe shtatë kapitenë.
Erdogan akuzoi Gulen për puçin e organizuar më
15 korrik të 2016, por Gulen e mohon përfshirjen. Gjatë 3 viteve autoritetet
turke kanë arrestuar mbi 77,000 persona,
arrestime që janë kritikuar ashpër nga aleatët perëndimor të Turqisë. Perëndimi
ka kritikuar arrestimet masive, duke thënë se Erdogan, e ka përdorur puçin e
dështuar si pretekst për të heshtur kundërshtarët.
Seanca
e sotme parlamentare ka nisur me një minutë heshtje në nder të nëntetares
shqiptare Zarife Hasanaj, e cila humbi jetën në krye të detyrës në Letoni për
shkak të shpërthimit të papritur të municioneve.
Ka
qenë deputetja e PD-së, Rudina Hajdari ajo që i kërkoi Kuvendit që të mbajnë një
minutë heshtje dhe kryetari i Kuvendit e pranoi propozimin e saj.
“Iu prehtë shpirti në paqe” – u shpreh Ruçi,
ndërsa vijoi më tej, seancën plenare.
Nëntetare
Zarife Hasanaj humbi jetën 3 ditë më parë në kampin ushtarak në Letoni. Nga
shpërthimi i minës, mbetën të plagosur edhe dy efektivë të Forcave Ajrore,
Major Klodian Nikolla Tanushi dhe Rreshter Julian Xhevat Kapaj.
Gjatë shpërthimit të djeshëm në bazën ushtarake në Letoni përveç ushtarakes Zarife Hasanaj që humbi jetën, ishin dhe dy ushtarakë të tjerë shqiptarë që u plagosën. Ata janë Klodian Tanushi dhe Julian Kapaj. Gjatë ditës së sotme ushtarakët do të vizitohen nga ministrja e mbrojtjes Olta Xhaçka. Ajo ka ndërprerë vizitën zyrtare në Itali ku do të takohej me kryeministrin, Juseppe Conte dhe homologen italiane Elisabetta Trenta, për të shkuar në Riga të Letonisë. Ministria e Mbrojtjes njofton se Ministrja Xhaçka do të vizitoje dy efektivet e plagosur e më pas do te udhetojë për në bazen Camp Adazi për të takuar kontigjentin shqiptar atje. Ndërkohë, gjatë mëngjesit të sotëm në bazën ushtarake u zhvillua ceremonia e nderimit për nentetare Hasanaj që u nda dje nga jeta.
Kush janë dy ushtarakët e plagosur:
Të dhëna për Major Klodian Nikolla TANUSHI
Major
Klodian Nikolla TANUSHI lindur në Dibër më 31.10.1980, fëmija i pare i familjes
Tanushi. I martuar dhe me tre fëmijë (dy djem dhe një vajzë) përkatësisht 14
vjeç, 11 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë.
Në
vitin 1999 ka përfunduar shkollën e mesme profesionale “Nazmi Rushiti” në profilin
“Motorist xhenerik”. Nga viti 2000 deri në vitin 2003 ka ndjekur studimet në
Akademinë Ushtarake Skëndërbej.
Ka
kryer kurse funksional EOD Niveli I-re “Për asgjesimin e municioneve me
eksploziv”
Ka
marrë pjesë ne kursin “EUFOR Mine Aëareness Instructor Course”.
Pas
përfundimit të Akademisë është titulluar oficer dhe me urdhër nr.9628 datë
18.09.2003 ka marrë gradën e “Nëntogerit”. Në vitin 2006 ka marrë gradën e
“Togerit”, në vitin 2010 ka marrë gradën e “Kapitenit” dhe në vitin 2017 ka
marrë gradën e “Majorit”.
Gjatë
karrierës së tij ushtarake ka kryer detyra si : Komandant Toge, Komandant
Kompanie, Shef Seksioni, Specialist Operacionesh. Aktualisht me detyrë
Komandant i Togës së pare të EOD.
Në
20.12.2018 është dërguar me mision në Operacionin Ushtarak të NATO-s në Riga,
Letoni në përbërje të Grup-batalionit kanadez me detyrë Komandant i
Kontigjentit shqiptar dhe përfaqësues i lartë ushtarak, me afat qëndrimi
6-mujor.
Gjatë karrierës së tij është vlerësuar me Medaljen e “Karrierës” nga Komandanti i Forces, Medaljen e “Shërbimit” nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm, Medalje shërbimi në Mision jashtë vendi si dhe Medaljen “Për pjesëmarrje në shërbime ndërkombëtare” nga Ministri i Mbrojtjes.
TË DHËNA PËR RRESHTER JULIAN KAPAJ
Rreshter
Julian Kapaj, i datëlindjes 05/08/1978, ka lindur në Qytetin e Tiranës me
banim, Tiranë:
Gjendja
familjare:
Është
fëmija i parë i familjes Kapaj, i martuar, ka dy fëmijë dhe ka nje motrër.
Jeton me prindërit
Arsimimi:
Ka
përfunduar Shkollën e mesme të përgjithshme “Qemal Stafa”, Tiranë në vitin
1997.
Kurse
• Ka kryher kursin funksional per
specialitetin AEM (Kursi Fillestar i Asgjesimit të Muncioneve)
• Ka kryher kursin EOD Niveli i I-rë “Asgjesimi i Muncioneve me Eksplozivë”.
Gradimi
dhe punësimi:
• Është mobilizuar në FA më datë
16.10.2001 si ushtare si n/oficer me gradën n/tetar.
• Gjatë karrerës në FA është dalluar në
realizimin e detyrave dhe për disiplinë të lartë.
Rreshter
Julian Kapaj shërben si operator EOD, në RU 4040.
Në
20 dhjetor 2018 është dërguar me mission në operacionin ushtarak të NATO-s në
Riga, Letoni, në përbërje të Grup-Batalionit Kanadez, me afat qëndrim 6 mujor,
me dëtyrë Operator EOD.
Medalje
:
1. Medalje Shërbimi më 05.12.2007.
2. Medalje për shërbime ndërkombëtare më
24.06.2009.