Arrestimi në Itali? Pjetri-Bardhit: Të përgjigjet prokuroria, më pas unë

Sekretari i Përgjithshëm  i Partisë Demokratike Gazmend Bardhi, ka shkruar një status në rrjetet sociale, ku flet për ‘heshtjen e Valdrin Pjetrit për akuzat e bëra nga PD, për verifikimin e figurës së  tij nga Prokuroria’. “Dje ndodhi ajo që prisja. Valdrin Pjetri, që kërkon të uzurpojë bashkinë e Shkodrës, heshti. Ai bëri sikur nuk e dëgjoi kërkesën e Pastisë Demokratike drejtuar Prokurorisë për të verifikuar, nëse ai ka fshehur te kaluarën me formularin e dekriminalizimit.  Valdrin Pjetri hesht dhe nuk i shpjegon as atij 6 përqindshit të stërpakicës që e votoi në Shkodër pse ka gënjyer me formularin e dekriminalizimit”, shkruan Bardhi.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka reaguar kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Valdrin Pjetri, që ka folur për një media në vend. Ai është shprehur se “jam i hapur” për çdo verifikim të figurës së tij nga Prokuroria, duke i kërkuar Arta Markut që t`i kthejë përgjigje Gazmend Bardhit për kërkesën që ka publike të PD, që kërkon verifikimin e Valdrin Pjetrit.

“U njoha nëpërmjet kërkesës së Bardhit i cili bazohet dhe firmos mbi “Indicie Publike”. Sigurisht që jam i hapur mbi cdo verifikim timin por jo mbi  “Indicie Publike”. Askush më mirë se institucioni i Prokurorisë së Përgjithshme nuk mund të kthejë përgjigje kërkesës së  z. Bardhi dhe cdo personi tjetër të interesuar apo kurioz. Pasi institucioni i ngarkuar nga ligji për të kryer verifikimet e kërkuara të ketë kthyer zyrtarisht përgjigje, nga ana ime do ketë një prononcim publik mbi këtë kërkesë të z.Bardhi të bërë në emër të partisë Demokratike”, ka thënë Pjetri.

Bar west/ Vladrin Pjetri falënderon Bashën: Pa ty s`do bëhesha kurrë kryetar bashkie

Tashmë që zgjedhjet e 30 qershorit janë duke marrë verdiktin përfundimtar nga gjykatat e shkallëve të para në vend, në rrejtet sociale “shfrenohet” fantazia me memet për politikën. Në fokus këtë fundjavë ka qenë kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Pas marrjes së mandatit nga Gjykat e Shkodrës, në rrjetet sociale është postuar një foto meme, ku shihet Valdrin Pjetri, kryetari i ri i bashkisë së qytetit verior.

Në foto, ku Pjetri shfaqet duke votuar, “artistët” e memeve, i kanë shtuar mbishkrimin: “Faleminderit Lulzim Basha, pa ndihmën tënde nuk do të isha kurrë kryetar i Bashkisë Shkodër”. Mesazhi është ironik por dhe shumë i vërtetë. Basha, ashtu sikundër kanë shprehur qëndrimin publik shumë prej figurave të së djathtës, ‘i dorëzoi 61 bashkitë e vendit të majtës’ në 30 qershor.

Në këto kushte, humbja e Bashkisë së Shkodrës pa garë, është një dorëzim i një prej bastioneve historike të së djathtës në këto gati tre dekada pluralizëm politik. Por nuk mbetet me kaq, Realstory.al sjell disa nga fotot më pikante të kësaj jave të publikuara nga rrjetet sociale nga artistët e memeve, ku në fokus është kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Dështon beteja e Voltana Ademit, gjykata i jep mandatin Valdrin Pjetrit

Valdrin Pjetri është zyrtarisht kryetar i ri i Bashkisë Shkodër. Ka qenë Gjykata e Shkallës së Parë në këtë Rreth, që këtë të premte ka konfirmuar mandatin e Pjetrit, i cili u shpall fitues në zgjedhjet e 30 qershorit si kryetar i bashkisë së qytetit verior të vendit. Në këtë mënyrë, kërkesë-padia e Voltana Ademit, që kërkonte të mos njiheshin zgjedhjet në Shkodër, tashmë rrëzohet me vendimin e të pretemtes nga gjykata e këtij qyteti.

Pritet që pas këtij vendimi të dalë dhe ai i Kolegjit Zgjedhor, që do të bëj të mundur shpërndarjen e këshilltarëve në këshillat bashkiak, duke i hapur rrugë aktit të fundit të marrjes së mandatit nga Valdrin Pjetri, betimin në këshill. Përballë Valdrin Pjetrit nuk pati asnjë kandidat në zgjedhjet e 30 qershorit.

Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë Shkodër do të ketë një rol të rëndësishëm jo vetëm si kryetar i Bashkisë Shkodër, por edhe si drejtues politik i këtij qarku. Kryeministri Edi Rama i ka besuar të riut shkodran, drejtimin politik të qarkuat dhe organizimin e strukturave të Partisë Socialiste, detyrë që më parë e kishte Ditmir Bushati.

Shkodra ishte një nga bashkitë më të problematike gjatë procesit elektoral për zgjedhjet e 30 qershorit. Gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, kryetarja në largim e bashkisë, Voltana
Ademi mobilizoi strukturat e këtij institucioni dhe militantët e Partisë Demokratike duke shkatërruar materialet zgjedhore.

Për këto veprime në shkelje të Kodit Zgjedhor dhe atij Penal, ndaj Voltana Ademit janë ngritur pesë akuza nga Policia e Shkodrës, ndërsa Prokuroria ka njoftuar pas zgjedhjeve se vijon hetimet për të gjitha shkeljet.

Mbeti pa post, Bushati: Tani do çoj përpara disa projekte

Gjatë punimeve të Asamblesë Kombëtare, Edi Rama propozoi disa ndryshime në rang qarqesh, duke i besuar drejtimin politik të  Shkodrës Valdrin Pjetrit. Në këtë mënyrë, Rama lë pa post Ditmir Bushatin, deputetin dhe ish-ministrin, që më herët ishte dhe drejtues politik i qarkut verior të vendit.  Rama nuk dha arsye se pse e bënte këtë ndryshim, duke mos e përmendur fare Ditmir Bushatin, por ish-ministri shkodran, ka folur vetë pas mbledhjes së asamblesë, duke u shprehur se “mungesa e ofiqit, i jep mundësinë të punojë më shumë për të vijuar projektet për të cilat jam angazhuar”.

“Faleminderit për durimin dhe pritjen, të jeni të qetë se do kemi komunikime të tjera, nuk ka rëndësi posti, rëndësi ka për çfarë çështjesh luftoj e punoj, mungesa e ofiqit më ndihmon të çoj përpara projektet për të cilat jam angazhuar”,-tha ai për mediat.

Bushati nuk bëri të ditur se për çfarë projektesh është angazhuar brenda Partisë Socialiste, tashmë që nuk ka asnjë post politik në të, qëkur iku edhe si Ministër i Punëve të Jashtme. Megjithatë, deputeti socialist ka qenë një nga zërat disi kritikë të Qeverisë kohët e fundit, i cili gjatë seancës parlamentare ku miratua rezoluta për shkarkimin e Ilir Metës, u shpreh se “qeveria kishte humbur lidhjen me qytetarët”.

Në fakt, atë që Bushati e tha në seancën e rreth një muaji më parë në Parlament, Rama e konfirmoi të martën para anëtarëve dhe drejtuesve të lartë të Partisë Socialiste në Asamble, duke u shprehur se: “nga sot të gjithë socialistët duhet të zbresin në tokë, në një proces dialogu dhe debati kombëtar, për të korrigjuar problemet në qeverisje”.

Skip to toolbar