Bar west/ “O Petrit, nuk të duket si Damiani që blinte vota ky”. Plasin memet për tryezën e “Zgjedhores”

Të martën më 14 janar, katër palë politike u ulën në një tryezë të përbashkët. Dy përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare, Petrit Vasili nga LSI dhe Oerd Bylykbashi nga PD, u ulën në tryezë me dy bashkëkryetarët e Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknurin nga PS dhe Rudina Hajdarin nga opozita parlamentare. Tryeza ndodhi papritur, madje për atë takim nuk kishte pasur asnjë njoftim paraprak.

Gjithashtu, takimi erdhi ende pa mbushur 24 orë nga lajmi se Gjykata e Tiranës pushoi akuzat ndaj Lulzim Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të Partisë Demokratike në lidhje me hetimin për lobimin rus në SHBA. Këtë tezë e ngriti Jozefina Topalli.

Ndërkohë, veç këndvështrimit serioz të ngjarjeve të ditës së martë, zhvillimet politike në vend ishin një material i bollshëm edhe për t`u bërë meme në rrjetet sociale. Kështu, faqe të ndryshme që ironizojnë ngjarje të ndryshme të aktualitetit në vend, i kanë kushtuar dhjetëra meme me plotë ironi e sarkazëm tryezës për Reformën Zgjedhore. Për më tepër shihni fotot e mëposhtme. /Realstory.al/

LSI harron protestat, bën opozitë me të vdekurit, sulmon qeverinë

Duket se LSI i ka hedhur pas krahëve premtimet për protesta pa pushim gjatë verës dhe tani e vetmja opozitë që i ka mbetur të bëjë është të sulmojë qeverinë edhe për aksidente tragjike siç ishte rasti i së premtes ku si pasojë e rrëzimit të skelës në një pallat në Tiranë humbën jetën dy punëtorë.

Megjithëse policia ka vepruar duke vënë në pranga dy drejtuesit teknikë dhe ka shpallur në kërkim pronarin e firmës Syla, ish-kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka akuzuar qeverinë se pse nuk ka reaguar për ngjarjen në fjalë.

“Dje në mes të Tiranës ka ndodhur një ngjare e rëndë. Aksident tragjik në punë që shkaktoi vdekjen e dy qytetarëve dhe u plagosën tre të tjerë. Sot gjatë gjithë ditës qeveria nuk ka thënë një fjalë të vetme për këta burra vetëm për të nxjerre bukën e gojës. Kjo qeveri e kjo bashki, që kanë qarë e kanë larë një kërpurdhë dhe barin që kishte shqetësuar bashkinë që janë marrë me plagosjen e majave të gishtave të policisë sot nuk hapen gojën. Këta njerëz që i kanë kthyer spitalet në vend pelegrinazhi propagande nuk shkojnë të vizitojnë të plagosurit”, është shprehur Vasili.

Lëvizja Socialiste për Integrim prej kohësh e ka ndërprerë aksionin opozitar të premtuar se do të vijonte gjatë gjithë verës, ndërkohë që gjatë të premtes Kryemadhi e sapo kthyer nga pushimet në Prevallë zhvilloi një takim 30 minutësh me kryetarin e PD-së, Basha. Pas takimit asnjëri prej tyre nuk dha asnjë ide se si do të procedojë opozita më tej, duke nisur edhe nga situata e krijuar në Shkodër.

Fact Checking/ LSI, në “luftë” me ndërkombëtarët. 18 deklarata kundër tyre në 2 muaj

Lëvizja Socialiste për Integrim rezulton si partia opozitare me një qëndrim shumë të ashpër kundrejt ndërkombëtarëve. Përfaqësuesit e lartë të LSI-së nuk kanë kursyer askënd, duke nisur që nga ambasadorët, te europarlamentarët dhe misionet e BE-së dhe SHBA-së në Tiranë. Vetëm gjatë dy muajve të fundit numërohen të paktën 18 deklarata kundër ndërkombëtarëve të shkruara apo të mbajtura në TV nga kryetarja dhe nën kryetari i LSI-së. Ajo që bie në sy është sulmi ndaj ndërkombëtareve që lidhen me dy çështje kryesore, njohja e zgjedhjeve nga ana e tyre si dhe vlerësimi si i suksesshëm i reformës në drejtësi. Dy çështje për të cilat opozita dhe veçanërisht LSI ka një qëndrim krejt të kundërt me ndërkombëtarët.

Duhet thenë se kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi (e cila prej 10 ditësh nuk ka asnjë dalje dhe asnjë deklaratë për mediat) i ka më të rralla deklaratat kundër ndërkombëtarëve por shumë më të forta.

Në një intervistë televizive në qershor Monika Kryemadhi do të shprehej: “Ndërkombëtarëve u intereson që sa më shumë përplasje mes partive të ketë këtu, aq më të larta i kanë pagat ata. Se ata flasin për gjërat që duan. Ndërkombëtarët nuk lanë orë, çantë e këpucë pa na komentuar, por për drogën s’thanë gjë. Ne sa herë vijnë ndërkombëtarët na ndryshojnë ligjet. Por nuk mund të ndryshosh mënyrën sesi funksionon qeveria, kushtetuta apo ligjet, sipas origjinës nga vijnë të huajt”.

Ndërsa në 6 korrik Kryemadhi thotë për mediat se ata se ndërkombëtarët janë ose qorrë ose shurdhë, që nuk shohin e dëgjojnë të palarat e qeverisë.

“Ne kemi një strategji që do e ndjekim hap pas hapi. Sot strategjia jonë nuk është 13 tetori se do edhe 3 muaj. Sot strategjia jonë është për të kuptuar se kush është Edi Rama te disa ndërkombëtarë që o janë shurdh, o memec ose qorra. Ne deri në 13 tetor do tu japim atyre dritën e syve dhe zërin e arsyes”, tha kryetarja e LSI, referuar ambasadorëve të akredituar në Tiranë.

Por gjithsesi deklaratat më të shumta kundër ndërkombëtarëve i ka Petrit Vasili. Vetëm po të kontrollosh faqen e tij në facebook numëron të paktën 16 deklarata të shkruara kundër ndërkombëtarëve përgjatë 2 muajve të fundit, qershor-korrik. Vasili shkruan kundër ambasadorit Soreca, kundër europarlamentarit Johanes Hahn, shefes së ONM Calavera, kundër EURALIUS, kundër OSBE dhe ambasadorit Borchard, kundër dy ish ambasadorëve Lu dhe Vlahutin si dhe ndaj të gjithë ambasadorëve të tjerë të akredituar në Tiranë.

Në 30 korrik Vasili ka një shkrim të gjatë kundër reformës në drejtësi për të cilën fajëson “ndërkombëtarët që duartrokasin pa u lodhur reformën në drejtësi. Heshtja e ndërkombëtarëve përpara një drejtësie të tillë skandaloze është faj shumë i rënde me pasoja për shumë vite që vijnë”.

Po në 30 korrik Vasili shënjestron Johanes Hahn të cilin e krahason me Ponc Pitalin. “Hanh lan duart si Ponc Pilati dhe kujtohet për dialogun politik!? Askush në Europë, por edhe në Shqipëri nuk kishte asnjë dilemë që pa një dialog politik të qëndrueshëm, të sinqerte dhe vizionar në Shqipëri nuk do të kishte përparim te saj drejt BE. Në vend të kërkonte që Parlamenti të kthehej në një institucion kontrolli ndaj qeverisë Hanh shante opozitën më keq se Edi Rama”, shkruan Vasili.

Më 24 korril Vasili shkruan sërish kundër ndërkombëtarëve që sipas tij tjetërsuan reformën në drejtësi. “Ca ndërkombëtarë të paturp mbështetën rilindjen dhe shpikë Prokurorin e Përkohshëm që nuk ekziston në Kushtetutë”.

Në 23 korrik sulm ndaj shefes së ONM-së, Calavera iu përgjigj akuzave të presidentit Meta në lidhej me vonesat në ngritjen e institucioneve të reja të drejtësisë duke thënë se Roma nuk u ndërtua në 1 vit. Por përgjigjen e ka marrë nga nënkryetari i LSI-së, Vasili, i cili shkruan se “nuk do presim 1 mijë vjet sa Roma për reformën në drejtësi!!!”, ndërsa i kërkon asaj që të “kursejë retorikat me dogmat alla komuniste të së shkuarës me armiq dhe me dashnorë të reformës në drejtësi”.

Më 22 korrik shkruan sërish kundër ONM së Calaveras. “Operacioni Ndërkombetar i Monitorimit është si yjet që rrijnë e vështrojnë se si integriteti i reformës rrënohet e kapet pa kthim”.

Më 21 korrik shpërndan foton me puthjen e famshme të ambsadorëve Lu dhe Vlahutin në seancën kur u miratua me 140 vota reforma në drejtësi por shkruan se pas kësaj puthje reforma nuk u bë realitet.

Më 19 korrik Vasili shkruan se BE dhe SHBA imponoi shtyrjen dy herë të zgjedhjeve në Maqedoni ndërsa në Shqipëri jo dhe i akuzon ata për qëndrim me standarde të dyfishta.

“SHBA dhe BE duhet të flasin e t’i përmbahen në Shqipëri atij standarti që mbajtën në Maqedoni,por në Shqipëri akoma më thjeshtë se në Maqedoni u duhet të kërkojnë as më shumë dhe as më pak, por thjesht dhe vetëm zbatimin e ligjit”.

Në 19 korrik Vasili, njëlloj si Meta sulmon miliarderin George Sorros, ndërsa poston një video ku Soros ishte kundër ndërhyrjes ushatarake të NATO-s në Kosovë.

Në 3 korrik Vasili shpërndan deklaratën e Metës me një sërë pyetjesh drejtuar ambasadorit të BE-së, Luigi Soreca, pyetje përmes të cilave presidenti nënkuptonte një sërë akuzash drejtuar ambasadorit se nuk nxiti dialogun politik për zgjidhjen e krizës në Shqipëri.

Sërish në 3 korrik Vasili sulmon misionin ndërkombëtar të Euralius për refromën në drejtësi.

“Zhbëhet reforma, prapë Euralius propozon, që edhe Gjykata e Larte të klonohet si zgjedhja e Arta Markut”.

Më 19 qershor sulmon ambasadorin e OSBE Borchard duke shkruar se atij ia kanë lexuar Kushtetuten çunat e Shijakut!(dalin në përgjimet e BILD). “Borchard-it duket qartë, që ja kanë lexuar kushtetutën çunat e Shijakut ose hajdutët e votave të Dibrës”, shkruan Vasili. Kujtojmë se një grup të rinjsh opozitar sulmuan banesën e ambasadorit Borchard duke shkruar me bojë në murë, shprehjen turp të kesh, që nxiti reagime të ashpra nga ndërkombëtarët.

Dhe në 3 qershor Vasili ka bërë një deklaratë të gjatë drejtuar të gjitha ambasadave të huaja në Shqipëri të cilat i cilëson memece ndaj korrupsionit dhe monizmit.

Ajo që bie në sy nga kontrolli i fakteve është se të gjitha qëndrimet e LSI-janë në koherencë të plotë dhe në të njejtën valë me qëndrimet e ish kryetarit të saj, aktualisht presidentit Ilir Meta. LSI del kundër ndërkombëtarëve, njëlloj si Meta, për njohjen e 30 qershorit të anuluar përmes një dekreti antikushtetues prej tij; si dhe kundër reformës në drejtësi e cila është sulmuar ashpër nga presidenti. Ky i fundit tregon se pavarësisht se duhet të jetë mbi palët, në rolin e presidentit të republikës,vazhdon të jetë palë me opozitën dhe veçanërisht me partinë e tij LSI./Realstory.al

Skip to toolbar