“Do ketë vëllavrasje dhe luftë civile”, lirohet ish-deputeti Bylykbashi, por nuk tërhiqet

Ish-kryetari i Partisë Demokratike në Elbasan, Aurel Bylykbashi, është lënë i lirë nga policia, pasi është marrë në pyetje, por ai nuk është tërhequr nga deklaratat për vëllavrasje më 30 qershor. Në një prononcim për mediat pas marrjes në pyetje, ai është shprehur sërish me të njëjtat tone si të hënën në takimin ku u krijua Aleanca Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë.

“Ky ka qenë një postim që unë kam vendosur me figurë video dhe tekst çfarë kam thënë dhe i mbetem besnik të gjithë atyre që kam thënë. Nuk ka presion që mund të na mposhtë në këtë kauzë të drejtë për të rivendosur demokracinë dhe lirinë në Elbasan dhe në Shqipëri. Demokracia shqiptare ka dëshmorët e vet ndër vite që fillojnë herët para gati 70 vjetëve, dhe nuk ka asnjë të keqe, nëse duhet për të vënë lirinë dhe demokracinë në Shqipëri të kalohet dhe mbi trupat tanë, le të jemi ne dëshmorët e rinj të demokracisë shqiptare. Ky është qëndrimi im i qartë dhe i prerë”, tha ai.

Aurel Bylykbashi tha se ka pasur një telefonatë për tu paraqitur në polici, dhe ka shkuar vetë, edhe pse thotë se në fletë shkruhej “arrest në flagrancë”. “Kanë qenë oficerë policie që më morën në pyetje mbi bazën e një indicie në lidhje me postimin në Facebook “, shtoi ai.

Sa i përket takimeve elektorale që kreu i qeverisë do të ketë të enjten në Elbasan, anëtari i Partisë Demokratike, Bylykbashi u shpreh:  “PD dega Elbasan edhe në kuadër të Aleancës ka bërë kërkesë në polici për tubim në pallatin e sportit, që nga ne gjykohet si tubim protestë paqësore dhe një mesazh drejtuar Ramës, për t’i thënë që kështu nuk mund të vazhdojë me dhe vendi ka nevojë për zgjidhje të shpejtë politike për të mos e çuar vendin në katastrofë në 30 qershor , ky është mesazhi që duam t’i përcjellim kryeministrit Rama”.

Ish-deputeti i PD-së në Elbasan Aurel Bylykbashi është shoqëruar në Policinë e Elbasanit pas deklaratave të rënda, ku paralajmëronte vëllavrasje në Elbasan ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. “Ka vëllavrasje, ka luftë civile, le të ketë. Patjetër që le të ketë, ne nuk kthehemi pas. Dhe nuk do të bëjmë gabimin që bën gjyshërit tanë më 1944. Nëse liria, demokracia rrezikohet në këtë vend dhe do trupat tanë për ta mbrojtur, ne jemi gati”. Kjo deklaratë, e bërë nga Bylykbashi në mbledhjen e Aleancës Qytetare për Demokracinë në qytetin Elbasanit, erdhi në një moment kur në media u publikua një qarkore, e cila dyshohet se ka dalë nga zyrat e PD, ku u kërkohej degëve lokale të partisë që të angazhoheshin për pamundësimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, madje deri në përplasje me Polcinë e Shtetit.

Ndonëse e kundërshtoi Lulzim Basha dhe partia e tij, duke e cilësuar si të pavërtetë këtë Qarkore, reagimet e Bylykbashit dhe një letër e PD-së së Kukësit, nxorën zbuluar Selinë Blu, pasi gjithçka thotë Bylykbashi dhe PD-ja e Kukësit, shkon në sinkron me udhëzimet e Qarkores. Madje, po gjatë fjalës së tij, Aurel Bylykbashi, thekson se qëndrimi i tij për “luftë civile dhe vëllavrasje”, është qëndrim i Partisë Demokratike dhe Aleatëve të saj.

“Ka shumë zëra që thonë do të ketë luftë civile, do të ketë vëllavrasje. Një gjë do ta them qartësisht dhe prerë. Personalisht, me gjithë miqtë e mi, por jam i bindur që ky është qëndrimi i fortë i Partisë Demokratike dhe i aleantëvet të saj; ne nuk do të lejojmë zgjedhje më 30 qershor”, shprehet ai në videon e publikuar në faqen e tij në facebook. Kujtojmë se tashmë Bylykbashi ndodhet në ambientet e Policisë së Elbasanit, ku do të duhet të përgjigjet për deklaratat e bëra.

Vetëm pak ditë më parë, Aurel Bylykbashi u lirua nga Gjykata e Elbasanit, pas ndalimit të tij nga Policia e këtij Qarku, për shkak se së bashku me disa militantë të PD-së drejtuesve lokal të kësaj partie në Prrenjas dhe Librazhd, tentuan të pengonin zhvillimin e një takimi elektoral të Kryeministrit Edi Rama.

Nuk trembemi nga asgje dhe askush! Demokracia dhe Lirija jane ne rrezik!! Fjala ime dje ne krijimin e Aleances Qytetare per Mbrojtjen e Lirise dhe Demokracise ne Elbasan.Pershendes krijimin e Aleances Qytetare per Lirine dhe Demokracine ne Elbasan!Ne rradhe te pare, deshiroj t’i sjell nje mesazh kesaj Aleance dhe nepermjet saj gjithe qytetareve te Elbasanit… Ne rast se do te kishim zgjedhje ne Shqiperi, Aleanca jone politike, Aleanca jone me qytetarin e thjeshte fiton zgjedhjet!! Kjo i ka bere keta qe te hyjne ne nje rruge te gabuar dhe te cojne vendin ne vellavrasje. Kjo Aleance qe krijohet sot ne Elbasan por qe krijohet edhe ne 61 Bashkite e Shqiperise, ka nje mision te qarte dhe te prere, Demokracia Shqiptare eshte ne rrezik! Ky vend ka sakrifikuar shume per demokracine, Risto, Demiri, Skenderi, Ismaili, dhjetera dhe qindra te tjere kane lene jeten dhe kockat per demokracine! Prandaj ne jemi sot ketu per te mbrojtur ate qe fituam ne 1990, mbas kaq vitesh burgosjesh, sakrificash, internimesh ne vendin tone!Aleanca e krijuar sot ne Elbasan, duhet te kete nje axhende dhe objektiva te qarta, jo vetem thjesht sensibilizim, jo vetem thjesht mesazhe te qarta kundershtareve te Demokracise dhe Lirise ne Shqiperi, por ne kemi dy ngjarje qe vijne: data 26, kur kryeministri Rama vjen ne Elbasan per te bere takimin e rradhes. Ne duhet te jemi te gjithe atje, ne Bradashesh dhe ti themi me qarte se kurre, se ky qytet nuk te do, ky vend nuk te do dhe nuk ka burg qe mund te na ktheje nga rruga jone!! Jemi me te qarte se kurre!!Nga ana tjeter eshte data 30. Ka shume zera qe parashikojne kasandren, domethene do te kete lufte civile, do te kete vellavrasje! Po e them prere dhe qarte: Ne nuk do te lejojme zgjedhje ne 30 Qershor!!Ka vellavrasje, ka lufte civile? Le te kete!! Patjeter qe le te kete, ne nuk kthehemi mbrapsh nga rruga jone dhe nuk do te bejme gabimin qe bene gjysherit tane ne 1944!! Dhe te ngelemi peng dhe per 50 vjet te tjera. Historia, historianet le te shkruajne me mbrapa, kishin te drejte keta apo kishin te drejte ata.. Ne do te merremi me ngjarjen.Ne qofte se Demokracia rrezikohet, Liria rrezikohet dhe do trupat tane per ta mbrojtur, jemi gati!! Dhe le ta degjoje kete Elbasani dhe Tirana!!Nuk jemi ketu se po luajme politikisht, eshte shume me e madhe kjo qe po bejme, rrezikohet Liria dhe Demokracia dhe kemi dy rruge: o do te na shtypin ne punet tona, ne bizneset tona, do te na pengojne lirine e fjales, ose do te largohemi nga Shqiperia! Une kam zgjedhur te jetoj ne kete vend, dhe ashtu sic kam bere gjithe kete kohe, do te luftoj me gjithe fuqine e shpirtit per Demokracine dhe Lirine!! T’ua percjellim kete mesazh gjithe qytetareve te Elbasanit!

Gepostet von Aurel Bylykbashi – Faqja Zyrtare am Dienstag, 25. Juni 2019
Skip to toolbar