Barcelona pranë Neymar, por PSG vendos kushte

Transferimi i Neymar nga Paris Saint-Germain te Barcelona tashmë është futur në rrugën e bisedimeve zyrtare. Takimi i parë mes drejtuesve të dy klubeve, zhvilluar në Paris, ka përfunduar për marrëveshje për një transferim të mundshëm të Neymar në “Camp Nou”.

Sipas mediave katalanase, të dyja palët janë shumë larg në propozimet e tyre. PSG ka kërkuar 100 milion euro plus Philippe Coutinho dhe Nelson Semedo. Ndërkohë, Barça i është përgjigjur duke i ofruar Coutinho dhe Ivan Rakitic, pasi nuk dëshirojnë që të humbin portugezin.

Mundësia tjetër për Barçën ishte një hua sezonale me një detyrim për ta bërë atë të përhershëm verën e ardhshme. Njerëzit afër të dy klubeve janë shprehur se këto bisedime fillestare janë të zakonshme, veçanërisht kur flitet për transferimin e lojtarëve me profil të lartë.

Ekspertët e merkatos ndërkohë janë shprehur se pretendimet dhe pozicionet aktuale të palëve mund të ndryshojnë në vazhdim. Neymar është kërkuar me ngulm nga Barcelona, e cila sheh te braziliani pasardhësin e Lionel Messit të paktën për disa vite.

Por rikthimi i tij në Camp Nou, është një problem më vete për Barçën, që tashmë ka nisur zyrtarisht bisedimet me PSG-në, ekip të cilit ia shiti 222 milion euro Neymar dy vite më parë.

Skip to toolbar