Vrasja e 2-fishtë në Laç, dorëzohet edhe autori i tretë

Edhe autori i tretë i krimit të dyfishtë në qytetin e Laçit është vetëdorëzuar në polici. Autori i tretë i dyshuar është Manuel Bushi, 23 vjeç, banues në Laç. Më herët janë dorëzuar edhe dy autorët e tjerë Markel Bushi, 25 vjeç dhe Vincent Bushi, 28 vjeç.

3 autorët akuzohen për vrasjen e dy kushërinjve Mikel Jushi, 35 vjeç dhe Jani Jushi, 30 vjeç, në qytetin e Laçit.

Sipas policisë ngjarja ndodhi për motive banale në lokal, ku pas një konflikti fizik çoi në përdorimin e armëve. Dy kushërinjtë morën disa plagë në trup, por nuk arritën t’i mbijetonin duke humbur jetën në një spital privat në Tiranë.

Vetëdorëzimi i autorëve ndodhi pas negociatave të policisë me familjarët e tyre.

Skip to toolbar