Korçë, vetëvritet 45-vjeçari

Qyteti i Korçës është tronditur të dielën pasdite nga një ngjarje e rëndë.

Një shtetas, emri i të cilit është Viktor Bardhoshi 45 vjeç, dyshohet se është vetëvrarë në ambientet e një biznesi në pronësi të tij.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Korçës, ngjarja e rëndë ndodhi të dielën pasdite rreth orës 14:00. Ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e vetvrasjes së 45-vjeçarit.

Ndërkohë, sipas policisë, dyshohet se Bardhoshi është vetëvrarë me një armë gjahu në ambientet e lokalit në pronësi të tij.

Në vendin e ngjarjes shkuan grupi hetimor dhe policia e Korçës, që janë duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.

Adoleshenti gjendet i varur në kasolle, nisin hetimet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së dielës në fshatin Verri të Fierit, ku një adoleshent i ka dhënë fund jetës në kushte të pashpjegueshme. 16-vjeçari është gjetur i varur në kasolle nga të afërmit, ndërkohë që policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes tragjike.

Burimet policore thanë se adoleshenti me iniciale Gj. T. është gjetur i varur në kasolle rreth orës 16:30 të së dielës nga të afërmit e tij, të cilët kanë tentuar t’i japin ndihmën e parë, por ai kishte ndërruar jetë. Menjëherë pas kësaj, ngjarje, në fshatin Verri kanë shkuar forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet mbi këtë ngjarje dhe motivet që e çuan 16-vjeçarin drejtat aktit të rëndë të vetëflijimit. Për zbardhjen e saj, grupi hetimor tha se ka marrë në pyetje familjarët dhe bashkëmoshatarët e viktimës, ndërkohë që ende nuk ka një motiv të qartë mbi këtë vendim të tij. Nga ana tjetër, trupi i pajetë i adoleshentit është dërguar për ekspertizë mjekoligjore pranë morgut të Fierit.

Skip to toolbar