Përballja me ish-ekipin, Montella: Kam qenë gjithmonë tifoz i Milanit!

Fiorentina do të përballet me Milanin teksa për trajnerin Vincenzo Montella do të jetë një ndeshje e veçantë, pasi përballë do të ketë ish-ekipin. Ai ka folur në konferencë për shtyp duke u shprehur se skuadra e tij nuk do të dalë pa pikë nga ky takim.

“Na mungon një pikë për të siguruar mbijetesën? Do të bëjmë më shumë. Nuk kam humbur kurrë katër ndeshje radhazi si trajner, por edhe si lojtar”.

“Kam qenë tifoz me Milan-in në fëmijëri, më pas e mora veten… Ka qenë një ëndërr për mua të drejtoja dhe të fitoja një trofe me atë ekip”, – ka thënë Montella. – “Mbetet një kujtim i madh, por e tashmja dhe e ardhmja ime është Fiorentina dhe dua ta mund Milan-in për ekipin tim”.

“Gattuso? Kur mori drejtimin e të rinjve të Milan-it i kam thënë drejtorit Fassone se do të më vinte mirë nëse do të ishte ai që do të merrte vendin tim në rast se do të shkarkohesha. Do ta përshëndes me shumë dëshirë Gennaron, por shpresoj ta takoj me më shumë dëshirë pas ndeshjes…”.

Skip to toolbar