Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Beqaj, i ftuar në emisionin “Real Story” në Vizion Plus, i është përgjigjur pyetjes së bërë nga drejtuesi i emisionit, Sokol Balla, nëse kemi të bëjmë me situatën e një konflikti civil apo jo. Beqaj u shpreh se nuk ka indicie që vendi të shkojë në një përplasje të tillë. Sipas tij, ngjarjet e deritanishme, ku opozita ka pasur reagime, kanë treguar se qytetarët nuk e mbështesin.
“Qyteti vetë nuk ka ndjesi konflikti civil, dhe nëse nuk e ka Shkodra, që ka pasur këto dy ditë një nxitje të madhe, kjo mendoj unë, që më çon tek ajo që thatë ju, që vendi do të ketë zgjedhje. Edhe në vatra të tjera ku ka pasur reagime të opozitës, njerëzit nuk e kanë mbështetur. Qeveria ka detyrën që të garantojë zgjedhësit dhe ata që duan të votojnë, të shkojnë të votojnë më 30 qershor. Nuk ka lënë për të pasur konflikt civil”, u shpreh Ilir Beqaj. /Realstory.al/
“A do të ndikojnë zgjedhjet europiane në procesin e integrimit të Shqipërisë?’, ishte tema në emisionit e sotëm në “Real Story” i gazetarit Sokol Balla në Vizion Plus. Paneli i të ftuarëve të sotëm përbëhej nga Teuta Vodo, Gerti Bogdani, Arben Malaj, Henri Çili dhe Skënder Minxhozi, ndërsa në lidhje direkte nga Greqia ka folur kandidatja shqiptare e PASOK-ut për Parlamentin Europian, Ed Gemi.
Analisti Skënder Minxhozi gjatë fjalës së tij theksoi se zgjedhjet, që do të mbahen të dielën, nuk janë të ngjashme me ato të kaluarat në Bashkimin Europian. “Këto janë zgjedhje që nuk i ngjajnë zgjedhjeve të mëparshme të Bashkimit Europian”, tha Minxhozi, teksa shtoi se Shqipëria ende nuk është gati për anëtarsim në union. “Shqipëria nuk është gati për të qenë vend i BE-së. Përgjegjëse është e gjithë klasa politike ndër vite”.
Në këtë linjë qëndron dhe analisti tjetër Henri Çili, i cili u shpreh se vendi ynë ka vite që nuk bën progres për anëtarsim drejt BE-së. “Shqipëria këto 6 vite nuk ka bërë asnjë avancim drejt Bashkimit Europian. Shqipëria dhe shqiptarët i kanë provat që jane pro europian. Duhet të rishikohen marrëveshjet tregëtare. Ne e hapëm ekonomine prej rrugë drejt BE.”, tha Çili.
Duke folur rreth zgjedhjeve në BE, Gerti Bogdani u shpreh se ekstremistët janë duke e shfrytëzuar fushatën për zgjedhjet paralmentare të BE-së. “Ekstremistët po shfrytëzojnë fushatën për tu fuqizuar përmes deklaratave radikale. Ata mund të marrin 80 vota në Parlamentin Europian”, tha Bogdani, ndërsa shtoi se shumë vende në BE po shprehen kundër Shqipërisë: “Reklama Sllovene? Nuk qëndron. Por realiteti shqiptar është problem. Vende të BE-së po shprehen kundër Shqipërisë”, tha ndër të tjera Bogdani.
Ndërkohë, Sekretarja për Marrëdhëniet me Jashtë në PS, Teuta Vodo u shpreh se Liberalët pritet të triumfojnë në zgjedhjet Parlamentare Europiane. “Sot janë dy grupime që rrezikojnë shumë. Liberalët pritet të triumfojnë në zgjedhjet e PE-së”, tha Vodo, ndërsa duke komentuar situatën politike në vend, ajo tha: “PD duhet të dilte me propozime konkrete në formë alternative dhe jo të aplikonte politika bllokuese” .
Arben Malaj u shpreh e Bashkimi Europian është në “borxh” me rajonin e Ballkanit: “BE-ja është në borxh me rajonin e Ballkanit. Ne do bëhemi gradualisht pjesë e saj. Ka tre fusha ku BE-ja e godet Ballkanin; Arsimi, Tregtia dhe Kohezioni Social”, tha Malaj.