Vlorë, 25-vjeçari përplas 3 makina në gjendje të dehur

Një 25-vjeçar, i cili drejtonte mjetin në gjendje të dehur, është përplasur me tre makina në rrugën “Transballkanike”. 25-vjeçari me iniciale A.T. është arrestuar nga policia e Vlorës, ndërsa nga aksidenti nuk pati të plagosur.

Edhe pse në aksident u përfshinë disa makina, fatmirësisht ka pasur vetëm dëme materiale. Si shkak i aksidentit u përcaktua gjendja e dehur e 25-vjeçarit.

Vlorë, plagosi me thikë të motrën në gjendje të dehur, arrestohet 40-vjeçari

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit ku vëllai ka plagosur me thikë motrën e tij. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur rreth orën 4:40 të mëngjesit, ku vëllai 40-vjeçar, në gjendje të dehur ka plagosur me thikë motrën e tij, fatmirësisht jo me plagë serioze për jetën.

Policia ka arrestuar 40-vjeçarin me iniciale S.C., i cili mendohet se ka humbur kontrollin nën efektin e alkoolit dhe ka marrë thikën duke i gjuajtur së motrës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Kërkovë të Vlorës, ndërsa autori pritet të përballet me pasojat e veprimit të tij.

Makina përplas këmbësorët, plagoset nëna, shpëton fëmija

Një makinë e cila ecte me shpejtësi ka përplasur një këmbësore që po kalonte rrugë. Ngjarja ka ndodhur  në zonën e Skelës në Vlorë. Gruaja po kalonte rrugën me fëmijën e vogël në krah, i cili ka shpëtuar për mrekulli pa asnjë dëmtim, ndërsa nëna është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rreziku për jetën.

Pas aksidentit kanë ndërhyrë edhe qytetarët që ndodheshin aty duke e marrë fëmijën i cili përfundoi në rrugë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e makinës dhe po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Vlorë, dhunojnë drejtuesin dhe i marrin makinën, në kërkim dy persona

Një 50-vjeçar është dhunuar nga dy persona të tjerë në zonën e Skelës në Vlorë. 50-vjeçari ishte duke udhëtuar me mjetin e tij, ku dy persona i kanë bërë prit duke i bllokuar rrugën. Pasi ka dalë nga makina, ai është dhunuar me mjetë të forta dhe grushte.

Pas dhunimit të tij, autorët kanë marrë çelësin e makinës tip BMW dhe janë larguar me shpejtësi. Nuk dihen arsyet e këtij sulmi, por policia dyshon se personat mund të jenë persona në kërkim.

50 vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, po merr trajtimin e duhur në spital.

Vlorë, mbolli bimë narkotike rreth shtëpisë, arrestohet 59-vjeçari

Një 59-vjeçar është arrestuar pasi u kap duke kultivuar disa bimë narkotike rreth banesës së tij. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mallkeq të Vlorës, ndërsa zbulimi i tij u bë pas informacioneve të marra në rrugë operative se ky shtetas po kultivonte lëndë narkotike në pronën e tij.

Pas kontrollit që policia ushtroi në banesën dhe pronën rreth saj u konstatuan disa rrënjë të mbjella me kanabis sativa.

Në pranga ka përfunduar shtetasi P.M., 59 vjeç, i cili do të gjykohet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotikëve”.

Dhunuan efektivët, policia sqaron ngjarjen e Vlorës, praga 4 personave

Policia e Vlorës ka dalë me një komunikatë zyrtare lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e të dielës, ku dy policë u dhunuan nga katër persona. Sipas policisë, mësohet se dy efektivë të partullës kanë skuar në një loka, në afërsi të Portit të Vlorës për të arrestuar një shtetas. Bëhet fjalë për 36 vjeçarin, emrin e të cilit policia e jep me inicialet A.C.

Ky person do të shoqërohej në komisariat pasi dyshohej për një vepër penale. Por gjatë kohës që efektivët Blu kanë kërkaur të shoqërojnë 36-vjeçarin, kanë hasur në kundërshtimin e tre personave të tjerë, shokë të këtij personi. Ata kanë goditur dhe dhunuar dy efektivët e policisë, të cilët janë dëmtuar fizikisht dhe ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë në ndihmë të punonjësve të policisë kanë shkuar shërbimet e tjera të policisë, të cilat kanë bërë shoqërimin e personave në ambientet e Policisë. Në përfundim të veprimeve të kryera nga Specialistët e  Seksionit për Hetimin e  Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë është bërë  arrestimi në flagrancë i shtetasve: A.C., 36 vjeç banues në Vlorë, D.M.,25 vjeç, S.N., 23 vjeç dhe K.M., 22 vjeç, të gjithë banues në vlorë. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Futen për të shuar sherrin, dhunohen dy policië në Vlorë

Në ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës mbrëmjen e të dielës. Dy punonjës të patrullës së Policisë së Vlorës janë goditur nga 4 persona, të cilët ishin duke u konfliktuar me njëri-tjetrin.

Ngjarja ka ndodhur në qytet, teksa policia ka ndërhyrë për të shuar sherrin që kishin nisur katër personat në një lokal.

Por uniformat Blu janë gjendur përballë grushteve duke marrë disa goditje dhe për pasojë disa plagë të lehta në fytyrë. Mësohet se pas kësaj situate, dy prej personave të përfshirë në sherr dhe që kanë goditur policët, janë vënë në pranga.

Policia e Vlorës nuk ka dhënë sqarime  për rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që lajmi është publikuar nga mediat.

Vlorë, tentoi të largohet drejt Italisë me pasaportë false, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar nga Policia Kufitare në Vlorë, pasi ka tentuar të kalojë me pasaportë false.

Shtetasi me iniciale Gj.M., 31 vjeç, ka tentuar të dalë nga Shqipëria në drejtim të Italisë me një pasaportë greke, që dyshohet se është e falsifikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose i vizave”.

Gjykata mbyll hetimet për Shpëtim Gjikën, bien akuzat e shpërdorimit të detyrës

Gjykata e Vlorës ka pushuar çështjen ndaj ish kryabashkiakut të Vlorës, Shpëtim Gjika, i ic li akuzohet për shpërdorim detyre. Kjo ëhstë hera e tretë që Gjika merr pafajës ku gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka pushuar  çështjen ndaj tuij dhe 7 ish-zyrtarëve të tjerë në Bashkinë e Vlorës. Gjika ka marrë edhe  dy herë pafajësi përballë akuzave të prokurorisë së Vlorës, njëherë nga gjykata e Tiranës dhe të dytën nga gjykata e Apelit Vlorë.

Shpëtim Gjika në cilësinë e kryetarit të Bashkisë, Ardian Musta në cilësinë e nën/kryertarit dhe zyrtarët e tjerë si Ilir Banushi,Arben Beqiraj,Taulla Zanaj,Gentian Sherifaj,Merita Mema dhe Petro Thanasko, ishin vënë në akuzë nga prokuroria e Vlorës për çështjen e konçesionit 15-vjeçar të parkimeve në rrugët e Vlorës. Në muajin shkurt 2019 prokuroria e Vlorës ngrit ndaj të pandehurve të mësipërm akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, duke dërguar dosjen në gjykatë. Por nga muaji shkurt e deri në korrik 2019, dosja hetimore ka qëndruar në zyrën e gjyqtares së seancës paraprake Atalanta Zeqiriaj. Për pesë muaj më rradhë dosja me 8 të pandehur, zyrtarë e ish-zyrtarë të bashkisë Vlorë, është mbajtur në seancë paraprake, ku vetëm pak ditë më parë “Shqiptarja.com” mëson se gjyqtarja Atalanta Zeqiraj ka vendosur të pushojë dosjen penale të prokurorisë, duke mos e kaluar çështjen për gjykim në seancë themeli. Pritet që vendimi i pushimit të akuzës, të ankimohet nga prokurori i çështjes Albert Kuliçaj.

Dosja e prokurorisë

Dosja penale që prokuroria ka ngritur ndaj 8 të pandehurve, përfshirë dhe Shpëtim Gjikën, flet për një kompani offshore me përfaqësues Bashkim Shalla, e rregjistruar në shtetin e Delaëare USA,e quajtur “Tis Holding LLC”. Kjo kompani së bashku me kompaninë izraelite “On Track Innovations L.T.D”, janë në verifikim e sipër nga prokuroria e Vlorës,pasi prokuroria ka krijuar dyshime të forta se kanë përfituar konçesionin e parkingjeve në Vlorë, në mënyrë jo të rregullt. Këto dyshime janë krijuar, gjatë hetimeve të kryera nga dy prokurorët e çështjes Albert Kuliçi dhe Ardian Ylli, të cilët në 20 shkurt konkluduan në dërgimin e një pjese të dosjes në gjykatë duke, marë të pandehur 8 zyrtarë dhe ish-zyrtarë të bashkisë së Vlorës, mes tyre dhe kryetarin e kësaj bashkie Shpëtim Gjika. Hetimi i prokurorisë së Vlorë çoi në ndjekje penale për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” të gjithë anëtarët e komisionit që ishte ngarkuar për krijimin e kushteve të dhënies së konçesionit të parkingjeve në 25 rrugët e Vlorës. Më konkretisht janë marë të pandehur Ardian Musta, me detyrë ish-nën/kryetar i bashkisë Vlorë njëherësh dhe ish-drejtor i shërbimeve Publike në këtë bashki. I pandehur është marë dhe Ilir Banushi, dhe më tej Arben Beqiraj me detyrë zv/kryetar i bashkisë Vlorë. Nën akuzë është marë dhe Taulla Zanaj me detyrë Drejtor i Financës në bashkinë e Vlorës,Gentian Sherifaj zyrtar pranë drejtorisë së Urnanistikës në këtë bashki, Merita Mema dhe Petro Thanasko. Sipas përfundimit të hetimit kanë shpërdoruar detyrën duke favorizuar dy kompanitë Offshore “Tis Holding LLC” dhe “On Track Innovations L.T.D”, në fitimin e konçesionit 15 vjeçar për parkingjet në rrugët e Vlorës. Dy kompaninë që kishin marë koncesionin e parkingjeve në rrugët e Vlorës kanë filluar punën, ndërkohë pas dy muaj kontrata mes tyre dhe bashkisë është prishur.Tashmë çështja e konçesionit të parkingjeve në rrugët e Vlorës endet dyerve të gjykatës së Arbitrazhit, ku dy kompanitë Offshore i kërkojnë bashkisë së Vlorës, një vlerë financiare prej 20 milion euro.

Bie në kontakt me rrymën elektrike, humb jetën një punonjës i OSHE në Vlorë

Kontakti me rrymën elektrike i ka marrë jetën një punonjësi të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të dielës në qytetin bregdetar, teksa 56-vjeçari, emri i të cilit jepet vetëm me inicialet P.H, ka humbur jetën gjatë kontaktit me rrymën elektrike.

Elektricisti, pjesë e OSHE-së, ka qenë duke kryer një punë privatisht në një banesë në lagjen “Kushtrimi” në Vlorë. Gjatë kohës që ishte duke kryer një riparim, rreth orës 18:50, elektricisti ka pasur edhe kontaktin me rrymën elektrike, prej së cilës ka gjetur dhe vdekjen.

Pas ngjarjes, policia ka shpërndarë një komunikat për mediat, ku shprehet se ka nisur hetimi për zbardhjen e dhe sqarimin e mëtejshëm të këtij aksidenti, që i ka kushtuar jetën 56-vjeçarit.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 18:50, në lagjen “Kushtrimi” shtetasi P. H., 56 vjeç (Punonjës i OSHEE Vlorë) duke punuar privatisht në një banesë, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike ku si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Skip to toolbar