Policia
e Tiranës finalizoi operacionin “Designer” duke vënë në pranga një të ri 28
vjeç, autor i vjedhjes së filialit të një institucioni financiar në Tiranë. Në Pranga
është vënë shtetasi me inicialet D.K., i cili në datën 7 janar të këtij viti
vodhi filialin e një institucioni financiar në kryeqytet.
“Specialistët
për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me
Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Tiranë, menjëherë pas
ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë
një sasi lekësh, në një zyrë kredidhënieje në shuma të vogla, organizuan punën
dhe nën drejtimin e prokurorisë, duke përdorur metodat proaktive, bënë të mundur
që brenda një kohe të shkurtër të identifikohej autori i kësaj ngjarjeje.
Në
bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar
“Designer”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i
shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Ky
shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar
Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të
dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë
prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular.
Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj. Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale Vjedhja me dhunë”, thotë Policia në njoftimin për mediat.