Vota për këshilltarët, PS dominon, por ka surpriza në disa bashki të vogla

Pas përfundimit të procesit të numërimit të votave për kandidatët për kryetar bashkie, ka përfunduar pothuajse në të gjitha bashkitë e vendit edhe numërimi i votave për anëtar të këshillave bashkiake, që do të jenë pjesë e vendimmarrjes lokale në katër vitetet e ardhshme. Në shumicën e bashkive, Partia Socialiste ka fituar shumicë të cilësuar snë këshillat bashkiake, ndërsa parti të tjera pjesëmarrëse në zgjedhje, shumica e të cilave janë aleate të PS, kanë marrë përqindje të papërfillshme.

Por, në disa bashki, ndonëse PS ka fituar shumicën e këshilltarëve, një numër i konsiderueshëm votash ka shkuar edhe për partitë e vogla. Në bashkinë e Malësisë së Madhe, PS ka marrë rreth 34.56% të votave për anëtr të këshillit, ndërsa pjesa tjetër ka shkuar për parti të tjera të vogla, ku nuërmin më të madh e ka Bindja Demokratike, FRD, Partia e Unitetit Kombëtar, PSD etj.

Në të njëjtën situatë është edhe bashkia e Klosit, Bulqizës, Finiq, Këlcyrë etj. Megjithatë, vlen të theksohet se vota për këshillat bashkiake nuk mund të lexohet si votë politike, pasi shpesh zgjedhësit janë të prirur të votojnë më shumë për lidhjet e afërta dhe njohjet personale me kandidatët, se sa për siglën e partisë, ashtu sikundër ndodh me votën për kryetarin e bashkisë, ku zgjedhësi voton siglën e partisë por edhe kandidatin.

Rezultatet grafike për Këshilltarët e Bashkive

Elbasan
Librazhd
Prrenjas
Pogradec

Voton Dritan Leli, thirrje qytetarëve: Ushtroni të drejtën e votës

Kutive të votimit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Vlorës, Dritan Leli,  i cili kandidon për një mandat të dytë. Leli ishte i shoqëruar me të birin, i cili votonte për herë të parë. Pas hedhjes së votës, kryebashkiaku i Vlorës ka bërë thirrje për qytetarët që të dalin të votojnë dhe të ushtrojnë të lirë të drejtën e tyre.

Votova në qendrën time elektorale bashkë me djalin tim që është votues për herë të parë për të shprehur vullnetin. Shfrytëzoj rastin t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë, të ushtrojnë votën e lirë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendor.” -tha Leli

 Ndërsa i biri tha se kjo ishte vota e tij e parë dhe një moment mjaft emocionues për të.

Vota e Stambollit sinjal i humbjes së dominimit të Erdogan në Turqi

Ndryshimi, shpresa dhe një fillim i ri. Ky është premtimi i kryetarit të sapozgjedhur të Stambollit, Ekrem Imamoglu. Slogani i tij, “Gjithçka do të jetë e madhe”, është në buzët e gjithsecilit në Turqi. Fitorja e Imamoglu në zgjedhjet e përsëritura përforcon opozitën e Turqisë. Ajo merr një frymëmarrje të re në një pjesë të elektoratit turk, që kishte humbur të gjitha shpresat për një fitore në kutinë e votimit, por ende besonte në ruajtjen e demokracisë së vendit. Rivotimi ishte më pak për zyrën e kryetarit të Bashkisë dhe më tepër për ti dhënë përgjigje pyetjes nëse pjesa elementare dhe e padiskutueshme e procesit demokratik, kutia e votimit, do të mbijetonte në mandatin e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Jo vetëm që mbijetoi, por gjithashtu dërgoi dhe një mesazh shumë të qartë duke i dhënë Imamoglu pushtetin mbi zemrën financiare të Turqisë. I shoqëruar nga një situatë ekonomike e vështirë, një sistem politik që ka kaluar vitet e fundit drejt një sundimi të një njeriu dhe akuzat për korrupsion, votuesit i dërguan një paralajmërim AKP-së se nuk është e pamposhtur. Zgjedhjet treguan se edhe Erdogan, personaliteti i të cilit është forca lëvizëse pas partisë së tij, mund të mundet. Erdogan ka krijuar hije të madhe mbi politikën turke gjatë 16 viteve të tij në pushtet.

Ai ka konsoliduar pushtetin në personin e tij në dëm të demokracisë turke, por legjitimiteti i tij bazohet në aftësinë e tij të çuditshme për të fituar zgjedhjet. Presidenti nuk ishte kandidat në këto zgjedhje, por humbja është personale. Stambolli është vendlindja e tij dhe qyteti ku ai filloi karrierën e tij politike. opozita shpreson që me Imamoglu ata të kenë gjetur një karizëm politik për të kundërshtuar Erdoganin. Mesazhet e fushatës shpresëdhënëse të Imamoglu dhe sjellja e tij e qetë dhe e matur iu paraqet votuesve një alternativë që ata nuk e kanë parë për një kohë të gjatë. Opozita në Stamboll po feston, por organi i dytë kryesor i qeverisjes lokale, Këshilli i Qytetit, ende kontrollohet nga AKP.

Ata do të kenë mundësinë të bllokojnë Imamoglu nga qeverisja në mënyrë efektive, edhe pse në fjalën e tij të kandidati i AKP Binali Yildirim u zotua se partia e tij do të punonte me Imamoglu. Kjo mund të jetë një sfidë për të dyja; Imamoglu mund ti duhet të përballet me një këshill potencialisht kokëfortë dhe AKP do të duhet të dëshmojë se ata do të jenë efektivë në opozitë.

Në fjalimin e tij të fitores, Imamoglu u tha mbështetësve të tij: “Natyrisht që do të jeni të lumtur, por të jesh i lumtur nuk do të thotë se ke thyer zemrën e dikujt. Kjo nuk është një fitore, ky është një fillim i ri”. Fitorja e tij mund të sinjalizojë një ndryshim në dominimin politik që Presidenti Erdogan dhe Partia e tij janë mësuar të kenë.

Skip to toolbar