Zyrtare: 771863 shqiptarë votuan në 61 bashki të vendit

Rreth 771863 qytetarë shqiparë kanë shprehur vullnetin e tyre të dielën e 30 qershorit, duke zgjedhur 61 kryetarët e bashkive në vend. Në përqindje, kjo shifër është 21.6%. Në deklarëtën e zëdhënses së KQZ, mësohet se votimi në 7 qendra në KZAZ Nr.2 në Shkodër nuk është zvilluar.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit. Procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 qendrat e votimit të KZAZ-nr. 2, Shkodër ku nuk u zhvillua votim.  

Menjëherë pas mbylljeve të qendrave të votimit sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, Komisionet e Qendrave të Votimit sipas proceduave ligjore  kanë nisur  procesinedorëzimin të kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit drejt Vendeve të Numërimit të Votave. Sipas të dhënave të raportuara nga Qendrat e Votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja është si vijon: 771863, ose 21.6%.

Theksojmë se këto të dhëna janë paraprake.  Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, numërimi fillon vetëm pasi të jenë marrë në dorëzim nga KZAZ-të të gjitha kutitë  e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore nga të gjithë qendrat e votimit nën juridiksionin e saj”, thuhet në deklaratën e KQZ. 

Bashkia Shkodër në punë të dielën, Rama: E çuditshme për një bashki që ka 4 vjet që fle gjumë

Kryeministri Rama ka reaguar në lidhje me urdhrin e  Bashkisë Shkodër, që nxjerr punonjësit e saj në punë edhe ditën e dielë.  Rama shkruan në twitter se ky është një urdhër i pakuptimtë për të çuar në punë punonjësit në ditë pushimi, kur kjo bashki ka 4 vjet që fle gjumë.  Madje ai i drejtohet Bashës nëse ky urdhër është dhënë nga vetë ai, apo Voltana Ademi e ka dhënë me kokën e saj. Në reagim nuk kanë munguar edhe ironitë e Ramës kundrejt kryebashkiakes Ademi, duke e cilësuar si molotokratja (për shkak të dëshirës së saj për të hedhur molotov në protestat e opozitës) apo Qamile Haxhiu që është tërësisht në shkelje të ligjit me pengimin e procesit zgjedhor më 30 qershor.

“Dhe meqë jemi tek dora jote e fshehur dhe gurët e tu të hedhur, po këtë shkresën e kësaj Qamile Haxhiut të Shkodrës e ke urdhëruar ti apo e ka bërë në kokë të vet kjo molotokratja? Dil sqaroje Artist ç’është ky pasion për punë në ditë pushimi në një bashki që ka 4 vjet në gjumë!” – shkruan Rama

Ky urdhër është parë si një pengesë e Voltana Ademit për të penguar punonjësit bashkiak të dalin në zgjedhje, pasi orari i punës është nga ora 07:00-19:00, i njëjtë me atë të qendrave të votimit kur janë hapur. 

PS fiton nëse zgjedhjet bëhen sot, PD pëson “humbje” në përqindje

Nëse zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbaheshin sot, Partia Socialiste do të fitonte me 55-59% të votave. Sipas  GPF Inspiring Research,  Partia Socialiste ka pësuar rritje të theksuar me 5% , krahasuar me sondazhin e kryer një muaj më parë.

E kundërta ka ndodhur me Partinë Demokratike duke pësuar një rënie në përqindje, pasi mbështetja për të ishte 30-34% ,  por gjithashtu shënon një rritje të saj krahasuar me zgjedhjet e 2017, ku mori vetëm 28.9 %  të votave.  Ndërsa Lëvizja Socialiste për Integrim, nën drejtimin e Monika Kryemadhit, vijon të humbasë mbështetjen e shqiptarëve, që në sondazhin e fundit rezulton 4-5% të votave.

Holanda dhe Britania hapin votimet për Parlamentin Europian

Britania dhe Holanda janë shtetet e para që i drejtohen kutive zgjedhore në Parlamentin Europian. Zgjedhjet do të zgjasin 4 ditë, ku do të përcaktohen udhëhqësit e PE për 5 vitet e ardhshme.

Zgjedhjet filluan ditën e enjte dhe do të mbyllen të dielën, duke pasuar me votimin e 28 shteteve anëtare të BE, ndërsa në mbrëmje do të publikohen rezultatet e votimit.

Britani mori pjesë në këto zgjedhje europiane, ndërkohë që është në debate të ashpra brenda vendit lidhur me marrëveshjen e BREXIT.

Anketat paraprake flasin për rritje të forcave mbështetëse ndaj nacionalistëve dhe populistëve, të cilët dëshirojnë të frenojnë fuqitë e BE-së. Ndërsa fuqitë tradicionale si Franca dhe Gjermania këmbëngulin se uniteti është gjëja më e mirë për interesat ekonomikë dhe të sigurisë për BE.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar më herët se sfida është “të mos i nënshtrohemi një koalicioni shkatërrimi dhe shpërbërjeje”, që do të shkatërrojë unitetin e BE të ndërtuar prej 6 dekadave.

Skip to toolbar