Rooney del me të kuqe (video)

Ish-futbollisti i kombëtares së Anglisë ndëshkohet pas një ndërhyrje të gabuar

Ish-futbollisti i njohur i Anglisë, Wayne Rooney, që tani luan në SHBA, është ndëshkuar me karton të kuq, në takimin që skuadra e tij DC United luajti ndaj kryesuesve të MLS-së, Los Angeles FC.

Rooney u ndëshkua direkt me karton të kuq pasi ka bërë një ndërhyrje të “frikshme” ndaj rivalit, sulmuesit Rossi.

Në fakt, arbitri i takimit e ndëshkoi fillimisht me karton të verdhë, por pas protestave të lojtarëve të Los Angeles, arbitri konsultohet me VAR. Pasi pa pamjet filmike, kryesori nxjerr kartonin e kuq ndaj Rooneyt, duke mos e lejuar të vijojë lojën.

Los Angeles e fitoi 4-0 ndeshjen, teksa tre gola i shënoi Rossi dhe një Carlos Vela. Me këtë fitore ata kryesojnë kampionatin me 16 pikë dhe Vela është golashënuesi më i mirë me 7 realizime.



Skip to toolbar