Microsoft ka prezantuar updated (përditësimet) e reja në lidhje me programin e saj Windows 10, duke treguar edhe një veçori të re të saj. Microsoft do të largojë lidhjen e windiws 10 me rrjetet Wi-Fi që mbrohen nga algoritmi i vjetër WEP, i cili konsiderohet i pasigurt.
Përdoruesit këshillohen të përdorin algoritme më moderne dhe më të mira si WPA2 dhe WPA3. Fillimisht përdoruesit do të lajmërohen përmes përditësimeve që do të bëhen deri sa të hiqet zyrtarisht me updated që do të bëhet në vjeshtë 2019 për Windows 10.
Personat që kanë përditësuar kompjuterët e tyre windows 10 me versioni 1903 do të njoftohen për rrjetet Wi-Fi të pasigurta që tentojnë të hyjnë në kompjuterët e tyre deri sa zëvendësimi i sistemit të tij me WPA2 ose WPA3 të bëhet automatikisht.