Qarkullonin me xhama të zinj, gjobiten 97 drejtues mjetesh në Tiranë

Policia e Tiranës në kuadër të aksionit për rritjen e sigurisë rrugore, gjatë dy ditëve të fundit, e ka përqëndruar punën e saj te mjetet që kanë xhama të zinj. Me anë të një komunikate për shtyp, mësohet se në dy ditët e fundit janë evidentuar të paktën 97 drejtues mjetesh, që në makinën e tyre kishin xhama të zinj. Ndaj këtyre personave, sipas policisë, janë marrë masa administrative me gjobë.

“Nisur nga shqetësimet e shumta në adresë të Policisë së Shtetit në lidhje me mjetet me xhama të errësuar, të cilët shpesh herë janë jo vetëm objekt për lëvizje të rrezikshme në trafik, por edhe burim i shtuar për aksidente, rrugorët e kryeqytetit kanë ndjekur detyrat e përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL shtator 2019” për xhamat e errësuar, miratuar nga Departamenti Për Sigurinë Publike në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Gjatë dy ditëve të fundit, janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 97 drejtues mjetesh, për mjete me xhama të errësuar apo xhama të errët të fabrikuar, por të pahomologuar nga prodhuesi”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Skip to toolbar