Xhensila na e tregon të gjithëve. Ja ku do ta shohim nesër në mbrëmje

Bëhuni gati, nesër në mbrëmje në “The Voice Kids”, Xhensila Myrtezaj do të ngjitet në skenë. Këngëtarja, e cila prej disa muajsh është larguar nga skena për shkak se i është përkushtuar rritjes së vajzës së saj Ajka, na ka zbuluar se do të jetë e pranishme në spektaklin e së premtes.

Muajin e kaluar Xhensila u rikthye në muzikë duke publikuar videoklipin e saj më të ri në bashkëpunim me Pirro Çakon, ndërkohë që nesër në mbrëmje ajo do të sjellë një kolazh me këngët e saj në The voice.

Xhensila ka publikuar një Instastory ka zbuluar se të premten do të jetë e ftuara speciale e natës gjysmëfinale të “The Voice kids”.

Skip to toolbar