Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar përmes një statusi në twitter lidhur debatet e fundit që kanë përfshirë politikën për listat e kandidatëve në zgjedhje. Ndërsa rikujton marrëveshjen e 5 qershorit, Kim shkruan se cdo propozim duhet të jetë në mirëbesim.
“Në i kujtojmë kryeministrit Rama, Kreut të PD Basha dhe të gjithë drejtuesve të tjerë për të gjitha angazhimet që kanë marrë për 5 qershorin dhe cdo masë përtej 6/5. Angazhimi, propozimet dhe kundërpropozimet duhet të jenë në mirëbesim. SHBA gjithmonë do t’ju mbështesë, por ju drejtuesit shqiptarë jeni pala më përgjegjëse” shkruan Kim.
Ambasasdorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës
në Shqipëri Yuri Kim, në pritje të marrjes zyrtare të detyrës në Tiranë, u
takua me të dërguarin e DASH për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer. Sipas një
njoftimi zyrtar të Ambasdës së SHBA në Tiranë, takimi është zhvilluar për të
diskutuar mbi zhvillimet e fundit në Shqipëri, ku fokusi ka qenë dëbimi i dy
diplomatëve iranianë nga Tirana dhe tryeza e përbashkët e partive politike për
hartimin e reformës zgjedhore.
“ZëvendësNdihmës Sekretari i Shtetit dhe i
Dërguari i Veçantë për Ballkanin Perëndimor Matthew Palmer u takua me
Ambasadoren Yuri Kim për të diskutuar qëndrimin e guximshëm dhe parimor të
Shqipërisë mbi Iranin, si dhe lajmin pozitiv lidhur me përkushtimin ndërpartiak
për të realizuar reformën zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR. SHBA
krah Shqipërisë”, përfundon njoftimi i ambasadës.
Një ditë më parë, Ministria për Evropën dhe
Punët e Jashtme e Shqipërisë njoftoi se kishte shpallur “non grata” dy diplomatë
të ambasadës së Iranit në Tiranë. Ata dyshohet se kanë pasur lidhje me
ish-komandantin e forcave “QUDS”, Kasem Sulejmani, që u vra në fillim të muajit
janar nga forcat amerikane në Irak. Ndërkohë, dy ditë më parë, në një hap të
papritur, katër palët politike kryesore në vend, u ulën së bashku për të
diskutuar hartimin e ndryshimeve zgjedhore në Kodin Elektoral, duke dhënë
sinjale të rëndësishme për zgjidhjen e krizës politike në vend. /Realstory.al/
Betohet në
Departamentin amerikan të Shtetit, Yuri Kim si ambasadore e SHBA në Shqipëri. Ajo
është tashmë zyrtarisht Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, ndërsa
lajmi ëhstë konfirmuar nga ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber.
“Urimet më të mira dhe suksese në misionin tuaj, me bindjen se do kemi një bashkëpunim të frytshëm!”, thotë Faber ku ka shpërndarë foto me ambasadoren e re të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë.
Yuri Kim u
konfirmua nga senati amerikan në dhjetor të viti të kaluar si ambasadorja e re e SHBA-së në Tiranë, ndërsa
ajo pritet të vijë në Shqipëri brenda muajit janar. Ambasadorja Kim foli për
shqiptarët, si një nga popujt më pro amerikanë në botë dhe se duhet t’i mbajë
afër.
“Pak miq
kanë përqafuar ngrohtë SHBA. Sondazh pas sondazhi tregohet se mbështetja
shqiptare për Shtetet e Bashkuara mbetet ndër më të lartat në botë. Pak aleatë
kanë qenë kaq besnikë. Trupat shqiptare kanë qenë në anën tonë në Afganistan,
Kosovë, Bosnje. Dhe pak partnerë janë po
aq të gatshëm të bëjnë më shumë me Shtetet e Bashkuara.
Ne kemi një
mik të fortë dhe besnik si Shqipëria, dhe është e domosdoshme që të mbajmë miq
si Shqipëria pranë nesh, veçanërisht përballë sfidave strategjike për
interesat, vlerat dhe institucionet tona të përbashkëta”, u shpreh Yuri Kim, në
seancën dëgjimore para Komisionit të Jashtëm të senatit. Ndërsa reforma në
drejtësi, lufta kundër korrupsionit dhe kriza politike janë disa nga
prioritetet gjatë mandatit të saj që i është besuar nga administrata Trump.
Analisti Agron Gjekmarkaj deklaroi në “Real Story”
të gazetarit Sokol Balla, se ambasadorja e re e SHBA dha mesazhe shumë
interesante. Sipas tij, ajo legalizoi krizën politike, duke e njohur atë, si
dhe foli për krimin dhe narkotrafikun, një problem tjetër serioz për vendin.
“Abasadorja amerikane dha mesazhe shumë
interesante, legalizoi krizën politike në Shqipëri që nuk e ngjeh qeveria. Fjala
e saj është linjë e DASH dhe tha që në Shqipëri ka krizë. Kjo tregon që do ketë
presion mbi palët. Dhe kriza do zgjidhet me zgjedhje të parakohshme. Ajo përmendi
krimin dhe narkotrafikut. Ky është një nga faktorët që ne na mbanë jashtë BE. Dhe
tjetra ishte reforma në drejtësi. SHBA e sheh si pjellë të vetën dhe nuk do ta
lërë jetime”, tha Gjekmarkaj.
Më tej, ai shtoi se autoriteti i SHBA-së në
Shqipëri është më i fortë se i Evropës, duke e quajtur njëlloj “protektorati”. Ndërkohë,
për Agron Gjekmarkaj është pozitiv fakti që Lulzim Basha ka ndryshuar diskursin
e komenteve ndaj reformës në drejtësi.
“Autoriteti i SHBA në Shqipëri është më i
fortë se ai i Europës. Jemi “protektorat” amerikan. Shumica shpreson që reforma
në drejtësi do ketë sukses. Sa më shumë ndikim amerikan, i bie që të largohet
nga ndikimi i pushtetit politik reforma në drejtësi. Opozita ka pasur një
modifikim diskursi ndaj reformës në drejtësi. Unë e shoh pozitiv raportin e
Bashës në raport me reformën në drejtësi. Opozita ka një problem madhor, që është
raporti me hajdutët e votave. Prokuroria e përgjithshme atë dosje duhet ta
hetonte. Unë mendoj se sa më shumë të ketë trysni amerikane, dobësohet trysnia
e politikës ndaj reformës”, tha Gjekmarkaj. /Realstory.al/
Gjatë fjalës së saj përpara Senatit, e përzgjedhura
e Presidentit të SHBA Donald Trump për ambasadore në Shqipëri, foli me
superlativa për shqiptarët, si një nga popujt më proamerikan në botë. Yuri Kim
tha se sondazhet tregojnë se shqiptarët janë ndër mbështetësit më të mëdhenj në
botë.
“Pak miq kanë përqafuar ngrohtë SHBA. Sondazh
pas sondazhi tregohet se mbështetja shqiptare për Shtetet e Bashkaura mbetet ndër
më të lartat në botë. Pak aleatë kanë qenë kaq besnikë. Trupat shqiptare kanë
qenë në anën tonë në Afganistan, Kosovë, Bosnje. Dhe pak partnerë janë po aq të gatshëm të bëjnë
më shumë me Shtetet e Bashkuara”.
“Ne kemi një mik të fortë dhe besnik si Shqipëria,
dhe është e domosdoshme që të mbajmë miq si Shqipëria pranë nesh, veçanërisht përballë
sfidave strategjike për interesat, vlerat dhe institucionet tona të përbashkëta”,
u shpreh Yuri Kim, që tashmë pret konfirmimin e Senatit për të ardhur në Tiranë.
E nominuara nga
Donald Trump për ambasadore të SHBA në Shqipëri, Yuri Kim, do të dalë përpara Senatit
Amerikan në datën 29 tetor. Nëse Senati miraton kandidaturën e Yuri Kim për të
marrë postin e ambasadores në Shqipëri, pritet që së shpejti ajo të vijë në
Tiranë.
Presidenti i
Shtetve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, i propozoi Senatit për
miratim, emërimin e ambasadores Yuri Kim në Shqipëri. Lajmin e dha Shtëpia e
Bardhë në qershor të këtij viti, e cila shprehej se: “Znj. Kim është një
anëtare e karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, e cila ka shërbyer në
Departamentin e Shtetit si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.
Më herët, ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Qenrës së Departamentit të
Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stabit të Zëvendëssekretarit të
Shtetit dhe Drejtor i Zyrës së Sigurisë për Evropën dhe Çështjeve
Politike-Ushtarake”.
“Yuri Kim, gjithashtu ka qenë pjesë e delegacionit të SHBA në bisedimet për të ndalur programin bërthamor të Koresë së Veriut. Gjithashtu, Znj.Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara. Znj. Kim gjuhën flet koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke”, shkruhet në CV-në e ambasadores së re të SHBA në Tiranë.
Yuri Kim është një
figurë e njohur e diplomacisë amerikane. Ajo ka punur ai si ndihmëse e
ish-sekretarit të shtetit për çështjet e Azisë Lindore, Christopher Hill gjatë
vitit 2008. Ajo është një amerikane e natyralizuar, që u zhvendos nga Koreja e
Jugut në Guam kur ishte 3 vjeç. Kim është bashkuar me Shërbimin e Jashtëm në
vitin 1996, gjatë një periudhe burimesh të mjerueshme të diplomacisë amerikane,
kohë kur punësoheshin pak diplomatë të rinj.
Pas një eksperience
të gjatë si diplomate në vende të ndryshme të botës, Yuri Kim do të mbrrijë në
Shqipëri, ndoshta së shpejti, pasi emri i saj i ka shkuar Senatit për miratim.
Detyra e saj si ambasadore në vendin tonë vjen në një moment krize të thellë
politike, por që tashmë po futet në rrugën e zgjidhjes, padyshim falë SHBA-së./Realstory.al/
Vetëm pak orë pas intervistës së Zëvendës
Ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matheë Palmer, se palët politike duhet
të zgjidhin krizën pas mbajtjes së zgjedhjeve të 30 qershorit, SHBA, konfirmon në
orët e vona të kësaj të premtje, se është duke marrë kontrollin e situatës në
vend.
Presidenti i Shtetve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, i ka propozuar Senatit për miratim, emërimin e ambasadores së jashtëzakonshme në Shqipëri, e cila do të jetë një femër, Yuri Kim. Lajmin e ka dhënë Shtëpia e Bardhë, e cila shkruan: “Znj. Kim është një anëtare e karrierës në Shërbimin e Lartë të Jashtëm, e cila ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore. Më herët, ajo ka mbajtur postin e drejtoreshës së Qenrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit dhe Drejtor i Zyrës së Sigurisë për Evropën dhe Çështjeve Politike-Ushtarake”.
“Yuri Kim, gjithashtu ka qenë pjesë e delegacionit të SHBA në bisedimet për të ndalur programin bërthamor të Koresë së Veriut. Gjithashtu, Znj.Kim ka shërbyer si Këshilltare Politike në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Bagdad, Irak, dhe më pas në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Ankara. Znj. Kim gjuhën flet koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke”, shkruhet në CV-në e ambasadores së re të SHBA në Tiranë.
Yuri Kim është një figurë e njohur e
diplomacisë amerikane. Ajo ka punur ai si ndihmëse e ish-sekretarit të shtetit
për çështjet e Azisë Lindore, Christopher Hill gjatë vitit 2008. Ajo është një
amerikane e natyralizuar, që u zhvendos nga Koreja e Jugut në Guam kur ishte 3
vjeç. Kim është bashkuar me Shërbimin e Jashtëm në vitin 1996, gjatë një
periudhe burimesh të mjerueshme të diplomacisë amerikane, kohë kur punësoheshin
pak diplomatë të rinj. Pas një eksperience të gjatë si diplomate në vende të
ndryshme të botës, Yuri Kim do të mbrrijë në Shqipëri, ndoshta së shpejti, pasi
emri i saj i ka shkuar Senatit për miratim. Detyra e saj si ambasadore në
vendin tonë vjen në një moment krize të thellë politike, por që tashmë po futet
në rrugën e zgjidhjes, padyshim falë SHBA-së.