Një person gjeti vdekjen të enjten, pasi mjeti zetor me të cilin udhëtonte, u batua dhe ra në një kanal kullues.
Sipas informacionit zyrtar të Policisë, mësohet se personi që humbi jetën është shtetasi me inicialet G.H., 60 vjeç, banues në fshatin Pashalli në Urën Vajgurore.
Aksidenti ndodhi pasditen e të enjtes, ndërkohë që ende nuk bëhen të ditura shkaqet e tij. Policia nisi hetimet për zbardhejen e aksidentit që i kushtoi jetën 60-vjeçarit.