Rreth 771863 qytetarë shqiparë kanë shprehur vullnetin e tyre të dielën e 30 qershorit, duke zgjedhur 61 kryetarët e bashkive në vend. Në përqindje, kjo shifër është 21.6%. Në deklarëtën e zëdhënses së KQZ, mësohet se votimi në 7 qendra në KZAZ Nr.2 në Shkodër nuk është zvilluar.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve informon opinion publik se janë mbyllur të gjithë qendrat e votimit. Procesi i votimit ka vijuar normalisht në të gjithë vendin, duke përjashtuar 7 qendrat e votimit të KZAZ-nr. 2, Shkodër ku nuk u zhvillua votim.
Menjëherë pas mbylljeve të qendrave të votimit sipas procedurave të përcaktuara nga Kodi Zgjedhor, Komisionet e Qendrave të Votimit sipas proceduave ligjore kanë nisur procesinedorëzimin të kutive të votimit dhe kutive të materialeve zgjedhore nga Qendrat e Votimit drejt Vendeve të Numërimit të Votave. Sipas të dhënave të raportuara nga Qendrat e Votimit në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, pjesëmarrja është si vijon: 771863, ose 21.6%.
Theksojmë se këto të dhëna janë paraprake. Sipas përcaktimeve të Kodit Zgjedhor dhe akteve të KQZ-së, numërimi fillon vetëm pasi të jenë marrë në dorëzim nga KZAZ-të të gjitha kutitë e votimit me fletët e votimit dhe kutitë e materialeve zgjedhore nga të gjithë qendrat e votimit nën juridiksionin e saj”, thuhet në deklaratën e KQZ.