Tajfuni godet Japoninë, mbi 4 milionë njerëz paralajmërohen të largohen nga shtëpitë

BOTA


Gati katër milionë njerëz në Japoninë jugore do të evakuohen pasi tajfuni Shanshan goditi vendin. Sipas mediave të huaja Shanshan është tajfuni më i madh që ka goditur Japoninë në dekada.

Për pasojë mijëra fluturime janë anuluar dhe gjithashtu shërbimet e trenave u pezulluan. Autoritetet japoneze paralajmëruan një situatë alarmante në disa qytete në prefekturën Oita të Kyushu dhe u bënë thirrje 57,000 njerëzve që të përgatiten dhe të tregohen të kujdesshëm.

Në fakt, autoritetet lëshuan një paralajmërim të nivelit 4, i dyti më i madhi, për të gjithë rajonin Kyushu, duke prekur një total prej 3.7 milionë banorësh./abcnews.al/



Skip to toolbar