Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbledhur këtë të martë drejtuesit politikë të PS në qarqe në takimet e përjavshme.
Drejtuesit politikë si çdo javë do të raportojnë për ecurinë e procesit, takimet, angazhimet dhe çfarë kanë bërë kurse Rama do të vijojë me porositë për përgatitjen e zgjedhjeve të 25 prillit.
Pas kësaj mbledhje Rama do të presë ministrin e jashtëm grek, Nikos Dendias në kryeministri me të cilin do mbajnë dhe një konferencë për shtyp.