Takimet në Bruksel, Rama: Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së

KOSOVA


Gjatë ditë së sot, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar ne Bruksel me liderët BE, ashtu si Kurti edhe Vuçiç ka  zhvilluar të njëjtat takime.

Pas takimeve, as Kurti dhe as Vuçiç nuk kanë dhënë deklarata për mediat, por një reagim ka bërë kryeministri i Shqiperisë, Edi Rama.

Rama është shprehur se përgëzon Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së.

Postimi i Ramës:

Përgëzoj Kryeministrin e Kosovës për pranimin e propozimit të BE-së për të përparuar me vendosmëri drejt një zgjidhjeje zhbllokuese lidhur me AKSHS, përmes instrumenteve të vetëmenaxhimit si një kuadër për negociatat vijuese. Kjo është një pikë vërtetë kyçe.

Udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë duhet të tregojnë lidership dhe të punojnë ngushtësisht, pa asnjë vonesë të mëtejshme, me aleatët perëndimorë të rajonit për të zbatuar menjëherë Marrëveshjen Bazë mbi normalizimin e marrëdhënieve.

Rajoni ynë meriton paqe, stabilitet dhe bashkëpunim për një të ardhme të përbashkët më të mirë, dhe jo konflikte, lojëra fajësimi dhe prapakthime që na dëmtojnë të gjithëve.



Skip to toolbar