Takimi i liderëve të rajonit, O’Brien: SHBA mbështet planin e BE, qytetarët do t’i ndiejnë leverditë

AKTUALITET


Ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien ka deklaruar sot nga Shkupi se SHBA e mbështet Planin e Ri të Rritjes që Komisioni Europian ka futur tanimë në axhendën e BE, për të mbështetur integrimin e përshpejtuar të rajonit në Tregun e Përbashkët Europian, si edhe financimin e prioriteteve tona ekonomike.

Nga tyreza e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe përfaqësuesve të lartë të administratës amerikane e të BE ai tha se shpresojnë të arrijnë ndryshim që do t’i ofrojë mundësi qytetarëve të rajonit.

James O’Brien: Ne i mbështesim aspiratat dhe asnjëherë nuk kemi qenë më afër. Përparimi na çon edhe më afër arritjes së qëllimeve. BE shpesh ka inovacione. Çdo shtet do ta bëjë punën praktike dhe qytetarët do t’i ndiejnë leverditë. SHBA e mbështet idenë, ne kemi shpenzuar rreth 200 milionë dollarë ndihmë për këtë rajon dhe do të mbetemi të përkushtuar në këtë aspekt. Por tani jemi fokusuar në faktin që vendin ta përfshijmë në tregun e vet.

Fillimisht do të identifikojmë nisma që do të jenë të dukshme për qytetarët në rajon. Kemi filluar diskutime për ide të tjera, siç është prodhimi i energjisë. Për disa muaj do të kemi nisma të prekshme, duam të zhvillojmë idetë. Shumë prej proceseve për të cilat njerëzit si ne flasin në takime të tilla tingëllojnë shumë abstrakte. Por janë ide për grupe njerëzish që do t’i realizojnë këto nisma. Këtë do ta bëjmë në mënyrë transparente.



Skip to toolbar