Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, është zyrtarja e parë që pret presidenti i Republikës, Bajram Begaj pas marrjes së detyrës.
Takimin kreu i shtetit e bëri publik, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndau foto nga takimi me ambasadoren Kim.
“Partneriteti SHBA-Shqipëri është më i vlefshmi në forcimin e demokracisë dhe prosperitetit. Takimi i parë si President me ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim hap rrugën për angazhim të mëtejshëm në zhvillimin e miqësisë mes dy vendeve. krahperkrah”, shkroi ai.