Albin Kurti dhe Isa Mustafa zhvilluan të mërkurën një takim të gjatë për rreth 3 orë për arritjen e një marrëveshje qeverisëse, por që përfundoi pa një të tillë. Kosova mbetet ende pa qeveri, ndërsa Vetëvendosje dhe LDK shprehen se kanë besimin se do të arrihet një marrëveshje mes tyre.
Pas takimi zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa la të kuptohet se mund të ketë një marrëveshje për një koalicion qeverisë por me kushte.
“Takimi ka përfunduar, kemi një lëvizje në përpjekje për ta arritur marrëveshjen mes të dy palëve. Do të kemi edhe një takim nesër, për detaje do t’ju njoftojmë me kohën”, tha zëdhënësi Besian Mustafa.
Mes Kurtit dhe Mustafës është lënë një tjetër takim për të enjten, ku pritet të ketë sërish një diskutim, me shpresën e arritjes së një marrëveshjeje.