Takimi me kreun e SPAK/ Zyrtari amerikan, Robinson: Po sillni ndryshim, mos u dorëzoni!

AKTUALITET


Anxhendën në Tiranë, ndihmës Sekretari Todd Robinson e nisi me një takim me kreun e SPAK Altin Dumani. Në prani edhe të gjyqtarëve, prokurorëve e hetuesve shqiptarë, Robinson u shpreh se rritja e llogaridhënies është një punë e vështirë, ndërsa inkurajoi përfaqësuesit e drejtësisë të mos dorëzohen.

“Sot shqiptarët po bëjnë hapa të guximshëm për të nisur reforma të vështira. Dhe unë dua që të gjithë ju ta dini se unë dhe kolegët e mi në Uashington e njohim punën tuaj të palodhur. Por si çdo punë tjetër e vështirë për forcimin e demokracisë dhe rritjen e llogaridhënies, është një rrugë e gjatë dhe e vështirë. Dhe unë do t’ju nxisja, e para, të dini se po sillni ndryshim dhe, e dyta, të mos dorëzoheni, të vazhdoni…Ne do mbështetemi te ju si partnerë në luftën kundër krimit ndërkombëtar dhe korrupsionit në Ballkanin Perëndimor…por më e rëndësishmja, qytetarët e zakonshëm shqiptarë besojnë te ju…dhe unë mund t’jua premtoj se teksa ju vazhdoni punën tuaj, qeveria e Shteteve të Bashkuara do jetë partneri juaj në këtë dhe do ecë krah jush në mbështetjen tuaj dhe të Shqipërisë.” -u shpreh ai.

Pamjet e takimit, i bërë publike ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ndër të tjera shkruan se në pritjen me gjyqtarë, prokurorë, hetues shqiptarë dhe drejtues të agjencive ligjzbatuese në Shqipëri, Ndihmës Sekretari Todd Robinson falënderoi partnerët tanë shqiptarë për guximin dhe përkushtimin e tyre për zbatimin e ligjit, transparencën, si dhe dhënien fund pandëshkueshmërisë.

“Ai nënvizoi rëndësinë e një drejtësie të pavarur për Shqipërinë teksa ajo lufton krimin dhe korrupsionin.” Thuhet ndër të tjera në statusin e ambasadës së SHBA.



Skip to toolbar