Takimi me presidentin e Emirateve të Bashkuara/ Rama: Tre projekte janë gati për zbatim

AKTUALITET


Gjatë qëndrimit në Baku të Azerbajxhanit ku për merr pjesë në Samitin e Klimës COP 29, kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed.

Ai thotë se ka biseduar për ecurinë e disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit. Sipas Ramës këto projekte janë krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar),  shtypshkrimi i letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh.

Mbrëmë me Presidentin e Emirateve të Bashkuara, Sheikh Muhammed Bin Zayed, një mik i rrallë dhe dashamirës i madh i Shqipërisë, me të cilin folëm për ecurinë e mirë të disa projekteve të rëndësishme që po hyjnë në fazën e zbatimit, nga krijimi i kompanive të përbashkëta publike të prodhimit të energjisë (KESH-Mazdar) dhe shtypshkrimit të letrave me vlerë, linja e interkonjeksionit me Italinë në partneritet tripalësh, e deri tek sistemi i ri digjital i kontrollit të trafikut; zhvillime tejet të rëndësishme për forcimin dhe modernizimin e sektorit publik në Shqipëri”, shkruan Rama.



Skip to toolbar