Takohen online Minstrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, Cakaj: Shqipëria e përkushtuar në zbatimin e prioriteteve

AKTUALITET


​Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi sot një video-konferencë me ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor dhe Komisionerin për Politikat Evropiane të Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Olivér Várhelyi.
“Në këtë takim digjital shprehëm mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer të Bashkimit Evropian në luftën kundër COVID-19 dhe nënvizuam rëndësinë e përqendrimit të mëtejmë të të gjitha përpjekjeve në përballimin e kësaj sfide.”- sqaroi Cakaj në një reagim në Facebook, lidhur me video-konferencën.
Po ashtu, Cakaj theksoi se në video-konferencë, pavarësisht rrethanave të pazakonta, u shpalos puna e Shqipërisë në rrugën evropiane dhe u theksua përkushtimi për të vepruar në përputhje me të gjitha prioritetet, siç janë paraqitur në përfundimet e fundit të Këshillit.
“Kjo është thelbësore për të përparuar edhe me tutje në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.”- përfundoi Kryediplomati Cakaj, postimin e tij.



Skip to toolbar