Taksa për mallrat serbe, Paskal Milo: Haradinaj e ngriti shumë lart stekën, Kurti…

AKTUALITET


Historiani i njohur Paskal Milo, njëherësh ish-ministër i Jashtëm është bërë sot pjesë e debatit në studion e “Real Story” në “News24’ ku ka komentuar vizitën e kryeministrit Albin Kurti. Milo pohoi se ish-kryeministri Ramush Haradinaj e konceptonte heqjen e taksës si kusht për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia, ndërsa shtoi se; e ngriti shumë stekën’.

Krejt të kundërtën bëri sipas tij Kurti, duke shtuar se e ka kthyer këtë çështje më teknike dhe pragmatiste.

“Unë po kthehem te reciprociteti dhe te masat që mori Haradinaj. Haradinaj, e konceptonte heqjen e taksës me kushtin e njohjes nga Serbia të shtetit të Kosovës. E ngriti ‘stekën’ shumë lart. Kurse Kurti e uli stekën dhe përdori konceptim e reciprocitetin dhe e ka bërë teknike dhe më pragmatiste. Nëse Kosova heq taksën, dhe nëse nga ana tjetër Serbisë heq dy-tre pengesa që i ka në raport me Kosovën, ky është parimi i reciprocitetit. Kjo është mënyra, këtu do shkohet. Nëse Grenell ia bëri të qartë Kurtit që; ‘ju duhet ta hiqni taksën’, duke e ‘kërcënuar’ me mungesën e investimeve të SHBA. Mendoj se amerikanët nga ana tjetër, në mos janë duke punuar me serbët, do të punojnë që dhe nga Serbia të vijë një mesazh për Kosovën. Këto hapa të vogla do të krijojnë terrenin që të nisin bisedimet zyrtare Kosovë-serbi. Duke hequr taksën dhe më pas pastrohet terreni dhe do të ulen të rifillojnë negociatat.”, pohoi Milo.



Skip to toolbar