Pa vizë për vete. Premton për ne/ Berisha “non grata” në SHBA: Heq vizat me Amerikën kur të vi në pushtet

Më të fundit


Sali Berishës i është hequr viza amerikane prej më shumë se 3 vitesh por projektet e tij me Amerikën sërish janë të mëdha. Altantikun që kreu i PD-së nuk e kalon, premton se me fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, do ua mundësojë të gjithë shqiptarëve, udhëimin pa pengesa në SHBA.

 “Në rikthimin e tretë, Sali Berisha do të mundësojë projektin “Pa Viza në Amerikë” dhe anëtarësim të plotë në BE!”

Por më parë ai e di shumë mirë, që do të duhet të kalojë betejën e 11 majit, kur do të ketë përballjen e tretë me Edi Ramën, për qeverinë.

“11 Maj, ndryshimi që na duhet”, u thotë Berisha demokratëve të vetë, ndërsa të dielën u shënuan 15 vjet të liberalizimit të vizave me Europën.

Por problemin me Amerikën e ka më të madh, ndaj janë të radha daljet e tij që prej majit të 2021 ku nuk sulmon kreun e DASH, Entoni Blinken që njoftoi shpalljen non grata të tij ai që mendon se qëndron pas, Xhorxh Soros.

“Ajo që bëri zoti z.Blinken dhe Xhorxh Soros ishte një grusht shteti ndaj demokracisë, ndaj opozitë shqiptare”

Mes grupit kundër tij reshton dhe kreun e SPAK, Altin Dumani që javën e shkuar u shpall kampion i antikorrupsionit për vitin 2024 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

 “Altin Dumani hyri në lojë me urdhër po të diplomatëve amerikanë dhe të Edi Ramës në një kohë kur ata dështuan me forma të tjera, me formën e gostitjes me bar të demokratëve etj”

Megjithatë, Berisha këto javë u ka dhënë një shpresë të re demokratëve të tij, që me hyrjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, do të heq njollën e non gratas amerikane. Ai nuk e ka fshehur që me nisjen e punës nga administratat e re Trump, do të nis lobimin për të hequr non gratan. Pra e thene ndryshe: premtimi  per heqjen e vizave, fillimisht do ti duhet ta nise nga vetja e tij.



Skip to toolbar