Tatimet bllokojnë karburantin, Rama: Zero Tolerancë

AKTUALITET


Në listë e Tatimeve përveç hoteleve në bregdet janë vendosur edhe bizneset e tjera përfshirë pikat e karburanteve. Kryeministri Rama ka postuar në faqen e tij në Facebook disa foto nga bllokimi i një pike që sipas tij vepronte në informalitet të plotë. “Stop informalitetit. Vijojnë masat ndëshkimore ndaj shitësve abuzivë të naftës në pika shpërndarjeje pa faturim të ligjshëm për konsumatorin. Zero Tolerancë”, shkruan Rama.

Nga tatimet është zbuluar se pika e tregtimit, jo vetëm që punonte pa fatura tatimore, por edhe abuzonte me emrin e kompanive të mëdha të tregtimit të karburanteve. Madje, po të shikohen fotot e publikuara nga kryeministri vërehen kushtet e mjerueshme në të cilat punonte, duke përbërë rrezik të vazhdueshëm, jo vetëm për punonjësit, por edhe për udhëtarët.


Gjatë muajit gusht, pikat e karburanteve do të jenë objekt kontrolli nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, jo vetëm sa i takon deklarimeve tatimore, por edhe për cilësinë që tregtojnë.

#STOPINFORMALITETITVijojnë masat ndëshkimore ndaj shitësve abuzivë të naftës në pika shpërndarjeje pa faturim të ligjshëm për konsumatorin👊#ZeroTolerancë🤜

Gepostet von Edi Rama am Samstag, 27. Juli 2019



Skip to toolbar