Kryetari i grupit parlamentar Taulant Balla se bashku me Ambasadorin Rumun në Tiranë, Mircea Perpelea dhe me 15 inxhinierët rumune po inspektojnë nga afër pallatet e dëmtuara nga tërmeti në zonën e plazhit në Durrës.
Inxhinierët po bëjnë vlerësimin e tyre për të gjitha shtëpitë e dëmtuara në mënyrë që të përcaktohet se kush duhet riparuar dhe kush shembur, për të krijuar një siguri sa më të madhe te qytetarët shqiptarë.
Balla tha se “raporti i ekspertëve rumunë do i dërgohet më pas shtabit qendror të emergjencave që do të vendosë më pas për vlerësimin e godinës.”
Ndërsa Ambasadori rumun u shpreh se do të vendi i tij do të jetë krah Shqipërisë në të gjitha hapat e rindërtimit.
“Jemi këtu bashke me 15 ekspertë tonët dhe Rumania është pranë Shqipërisë. Do vijojmë të jemi pranë jush në çdo moment. Ngushëllime për gjithë ata që kanë humbur të afërmit e tyre, ne do të jemi pranë në të gjithë hapat për rindërtimin e Shqipërisë” u shpreh ambasadori Perpelea.