Taulant Balla: Urdhri për arrestimin e Bashës për 21 Janarin s’u zbatua

AKTUALITET


Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se forca politike që ai përfaqëson ka përgjegjësinë për t’i shkuar në fund zbardhjes së 21 janarit.

Balla tha për ‘Real Story” se drejtësia duhet të marrë në pyetje personin që ka pranuar se ka dhënë urdhrin për vrasjet.

Mes të tjerash Balla tha se mund të ishte dhe ai një nga të vrarët, pasi qëndronte në shesh, ndërsa shtoi se ministri i Brendshëm i asaj kohe, Lulzim Basha duhet të ishte arrestuar në 21 janar. Madje ai theksoi se urdhri për arrestim të Bashës, nuk ishte zbatuar nga policia dhe ministria e Brendshme.

“S’është e vërtetë që PS përfiton nga moszbardhja e saj (21 janari). Unë kam qenë në shesh, plumbi mund të më kishte marrë mua dhe mori Aleksin. Ishin dhe kolegë të tjerë. Ne kemi përgjegjësi për t’i shkuar në fund. Vasjari hodhi një bast. Unë do ndaja me ju një shembull. Viktimat e vrasjes së 91 në Rumani, presidenti u dënua në 2019 nga Gjykata e lartë Rumune. Nuk është rasti ky, por në Shqipëri kanë ndodhur disa problematika para 2013 që e kanë bërë të vështirë rrugëtimin e drejtësisë për zbardhjen e kësaj çështje. Me ministër të Brendshëm Bashën, prokurorët s’janë lënë që të zbatojnë detyrën. Ky zotëria që del dhe i hedh benzinë zjarrit, duhet të ishte arrestuar atë natë. Por urdhri për arrestimin e tij nuk u zbatua nga ministria e Brendshme dhe drejtoria e Policisë së Tiranës. A është kështu Sokol?”, tha Balla.



Skip to toolbar