Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se vrasjet e 21 janarit ishin paralajmëruar një ditë më parë.
I ftuar në emisionin “Real Story” në ‘News24’ Balla solli në vëmendje deklaratën e asaj kohe të bërë nga Ilir Meta, sot president.
Sipas Ballës, ky ishte një plan i qartë nga Berisha për të asgjësuar opozitën e asaj kohe, PS-në.
“Unë nuk e di se çfarë roli luante ministri i Brendshëm, Basha, i asaj kohe në tarracën e ministrisë. Vrasjet e 31 janarit ishin paralajmërua një ditë më parë. Qoftë nga bashkëkryesuesi i koalicionit, Ilir Metës. I cili nëse e kujtoni zotohej se institucioni do të mbrohej me të gjitha mjetet dhe në rast se do të nevojiten, do të përdoreshin dhe armët. I dyti, Sali Berisha, i cili deklaroi, madje rrahu gjoksin , ndoshta dhe në një intervistë me ty, ku thoshte unë ia kisha bërë të ditur Ramës dhe PS, madje kisha vendosur snajperët dhe do të qëlloja mbi opozitën. Ajo protestë është një protestë që nuk iu dha mundësi opozitës që të arrinte deri në shesh. Vrasjet ndodhën pasi njerëzit filluan të largoheshin, Berisha planin me çadra pistoletë i organizoi për të vrarë opozitën. Ajo konferencë ishte se; “vrasjet i organizoi opozita. Nëse nuk do të kishin dalë pamjet e News24, plan ishte asgjësimi i opozitës”. Teksa Sydi Dajti bënte këtë inspektim nisën vrasjet. Vrasjet ndodhën në pak sekonda. Kur ndodhi vrasjet, unë kam qenë në pjesën e shkallëve të Piramidës. Skam qenë në majë. Po të vazhdojë të them, Saliu do dalë dhe do thotë; qëlloi Taulanti. Pranova gjithë hetimi për 21 janarin. PS kurrsesi s’ka pretenduar që në 20213-ëen, të merrnin dhe pjesën e organeve hetimore.”, tha Balla.