Dy persona u kapën në pikën kufitare të Kakavijës në hyrje të Shqipërisë pasi ishin të shpallur në kërkim.
Dorjan Deda 26 vjeç ishte dënuar me 3 vite e 4 muaj nga Gjykata e Tiranës për plagosje me dashje. Ndërsa Landi Lezi ishte i shpallur në kërkim pasi kishte thyer arrestin shtëpiak, masë e cila ishte vendosur nga GJKKO si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal
“Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me Stacionin e Policisë Memaliaj dhe me DVP Tiranë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, u kapën dhe u ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim:
-D. D., 26 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
-L. L., 46 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi Stacioni i Policisë Memaliaj e kishte shpallur në kërkim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”, pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të vendosur nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për veprat penale “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal””,, njofton policia.