Partia Demokratike ka shpallur të enjten ditë zie në nderim të ish deputetit Gerti Bogdani, i cili ndërroi jetë mesditën e së mërkurës si pasojë e një arresti kardiak.
Në një deklaratë për shtyp, PD njofton se të gjitha aktivitetet e partisë do të anulohen në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin.
“Në nderim të figurës së ish-deputetit Gert Bogdani, Partia Demokratike ka shpallur ditë zie ditën e enjte, datë 19 shtator 2024. Të gjitha aktivitetet e Partisë Demokratike në datat 18 dhe 19 shtator në të gjithë territorin do të anulohen.
Në të gjitha selitë e Partisë Demokratike flamuri kombëtar dhe flamuri i PD do të ulen në gjysmështizë dhe në orën 12.00 do të mbahet një minutë heshtje në të gjitha selitë e Partisë Demokratike.“, thuhet në njoftim./abcnews.al