Të hënën vendimi për Zaçajn/ Mblidhen gjyqtarët e Kushtetueses

AKTUALITET


Përfundimi i mandatit të Holta Zacajt, kryetares së Gjykatës Kushtetuese, vendoset të hënën. Pas mungesës së një vendimarrjeje të enjten, të hënën është vendosur që të bëhet Mbledhja e Gjyqtarëve, për të shqyrtuar kërkesën e Zaçajt, për të deklaruar përfundimin e mandatit të saj si gjyqtare kushtetuese.

Mbrëmjen e së enjtes, Zaçaj pas një përplasjeje që krijoi me Gjykatën e Lartë mbi afatin e përfundimit të mandatit të saj, vendosi të tërhiqej dhe të bënte hap prapa.

Edhe pse i qëndroi pretendimit se mandati saj përfundon në fund të vitit tjetër, dhe jo nw 10 mars, ajo pas debateve të shtuma juridike e jo vetëm, vendosi të tërhiqej, ndërsa Gjykata e Lartë ka hapur procedurat për pasuesen e saj, të mërkurën.

Tashmë duhen 5 vota të gjyqtarëve, nga 8 që janë bashkë me të, për të mbyllur këtë kapitull për mandatin e Zacajt, ndërsa në vijim procedura pritet të ndiqet edhe për dy mandate të tjera, Elsa Toskës, gjyqtares së dorëhqeur dhe gjyqtares Sonila Bejtja.



Skip to toolbar