Të infektuarit me Covid, më shumë se gjysma tek Spitali Infektiv, pritet të shkojë në 27 numri i të shtruarve

AKTUALITET


Pritet të shkojë në 27 numri i të shtruarve nga koronavirusi në shërbimin infektiv të QSUT në Tiranë ndërkohë që janë 51 persona të prekur në Shqipëri.

Gazetari Ergys Gjençaj në një lidhje live në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në Neës24 bëri të ditur se 7 raste të identifikuara pritet të shtrohen.

Ndërkohë ishte mjeku infeksionit Arjan Harxhi ai i cili konfirmoi se 4 raste tashmë ishin shtruar në dhomat e posaçme të shërbimit infeksionist.



Skip to toolbar