“Të krijojmë një valvul shfryrjeje ndaj sistemit të vjetër bipolar”, Alibeaj: Ndihet nevoja për të ndryshuar

Më të fundit


Enkelejd Alibeaj në një intervistë për “Real Story” në ABC News, tha se “ne kemi një detyrim, për të krijuar një valvul shfryrje ndaj këtij sistemi të vjetër bipolar, Rama-Berisha”, duke argumentuar se ndihet nevoja për të ndryshuar.

Sakaq u ndal te demokratët Kreshnik Çollaku dhe Eralda Bano, ku tha se kanë deklaruar se do të rrinë me PD dhe do e bëjnë pikërisht atje luftën.


Pjesë nga intervista:

E lamë tek ajo, jeni të qartë për çfarë nuk jeni, jeni të qartë për çfarë keni qenë, dhe gjithë pikëpyetja është çfarë do të jeni këtej e tutje. Ju e bëtë të qartë, nuk po ju ngacmoj më, me aktin që ju bëtë, ne nuk jemi të qartë nëse këtë do duhet ta bënte edhe pjesa tjetër e deputetëve të rrymës së moderuar, kemi parë ikjet e para, Bano, Çollaku. Dy deputetë të tjerë thonë jemi në fazë reflektimi, nuk po përmend emra, por unë jam partizan i asaj që shumica nuk përbën domosdoshmërisht cilësinë. Sepse mund të ketë një tjetër shumicë, që po pret pikërisht aktin që bëtë ju. Ju kam parë në aktivitete këto ditë, me Bashën. Çfarë po ndodh sepse me vendimin e gjykatës, Basha nuk është më kryetar. Ka që thonë se duhet të ketë riorganizim, drejtim kolegjial, qofshin të sinqerta por kam përshtypjen se janë simbioza të Berishizmit, ca futen te llokma e madhe, disa të tjerë po mundohen të kapin ndonjë llokëm të vogël, gjë që nuk i intereson rrymës së moderuar kritike në vend.

Alibeaj: Ndoshta është shpejt të arrish në këto konkluzione.

E kam dilemë jo bindje, ideja është çfarë po ndodh tani me ju?

Alibeaj: E para, se thatë atë gjënë dhe nuk mund të rri pa e thënë edhe për znj. Bano, z. Çollaku apo këdo. Arsyetimi është i thjeshtë, po të duash edhe i paqortueshëm. Kanë thënë gjithmonë jemi te PD do rrijmë aty, do e bëjmë luftën aty nga brenda është edhe kjo një lloj zgjidhje. Sa e suksesshme është tjetër gjë. Për mua jo dhe këtu jam i qartë. Gjithësesi do duhet kuptuar edhe diçka tjetër, kështu i kanë pasur bindjet e tyre që në fillim, s’kemi rënë ne dakord në 9 shtator që qëndruam këtej. Jo, secili në atë kohë mbajtëm këtë lloj pozicioni që ishte emërues I përbashkët, pastaj se si do të evoluonin gjërat, deri sot asnjëri s’ka diskutuar. Një gjë ama do ta them sot e gjithmonë, jo vetëm për znj. Bano, z. Çollaku, por edhe disa të tjerë që të themi pak kohë më parë, bënë atë që thua ndarjen, di unë që kanë pasur një jetë të vështirë politike, sa kohë që ishin në këtë pozicionin këtej. Sulmuar, linçuar, të dhunuar, në dilema në stres..

Dhe tani shkojnë te burimi i stresit?

Alibeaj: Nuk është kaq e thjeshtë, ndoshta mendojnë dhe kanë të drejtën e tyre ta mendojnë që duke qenë aty, mund të ketë sukses tentative që mund të ketë një rinovim nga brenda. Unë nuk e mendoj kështu, por ka të drejtën cdo kush që ta mendojë, kështu që do të doja ta themi dhe duhet ta themi gjithmonë…

Lërjani agresivitetin Berishës se i shkon shumë…

Alibeaj: Nuk më lidh asgjë me të por, ndaj këtyre miqve dhe kolegëve të mi sigurisht që nuk dua që në këto momente, një lloj energjie negative të rëndojë mbi supet e tyre.

E menaxhon doktori atë pjesë.

Alibeaj: Po, mund ta menaxhojë siç di ai. Iku kjo, tani kalojmë te pjesa tjetër. E thash në fillim, unë po të gjithë ne kemi një detyrim që gjithë këta njerëz që e kanë një shifër, ajo 105 mijë, me të gjitha sherret e brendshme… shifra është kjo dhe nga ana tjetër një 250 mijë vota që nuk morën pjesë, ndoshta për sherrin e brendshëm, dikur në 2021 ishin vota për PD apo për të djathtën, dhe mbi të gjitha ndihet në ajër nevoja për ndryshim, për të krijuar një valvul shfryrje ndaj këtij sistemi të vjetër bipolar, në gjithë kuptimin e fjalës Rama – Berisha.  Pra, ndihet nevoja për të ndryshuar, mjaft të shohësh, i kam bërë vetes pyetjen pse del kaq mirë SPAK në sondazhe, ta them unë se asnjë nuk di cilat janë procedurat penale, jo, është nevoja dhe shpresa që SPAK ka dhënë se mund të bëjë dicka kundër këtij sistemi. Pra, ndryshimi eventual.

Dhe kjo besoj ka qenë edhe qëllimi i reformës.

Alibeaj: Sigurisht. Tani kur them te ne, ajo që ti i quan pjesa e moderuar, unë besoj se e krijoi një shpresë, mbase jo shumë të shndritshme, skeptike por e krijoi jo vetëm atë 105 mijë njerëz, por edhe me atë pjesë tjetër që na shihte me simpati, ata nuk lihen mes rrugës.

Se mund të ikin të parët nga Shqipëria, ose mund t’ua marrë pala tjetër.

Alibeaj: Ky është pragmatizëm nuk dua ta mendoj këtë. Unë dua të mendoj që nuk lihen në mes të rrugës, ata njerëz kanë bërë betejë, ata janë idhnuar me të ngjashmit e tyre, e kanë bërë këtë betejë duke ditur se nuk është se do të vinin në qeverisje./abcnews.al




Skip to toolbar