“Të lirë” vetëm 6 orë

AKTUALITET


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar një tjetër kufizim sa i përket lëvzijes në këmbë teksa vetë 6 orë në ditë do të lejohen qytetarët të dalin jashtë.

Në fashat e orareve 06:00- 10:00 të paradites dhe 16:00- 18:00 të pasdites do të lejohen, në oraret e tjera gjobë 10 mijë lekë. Po ashtu ndalohet ecja në këmbë me persona në krah.

STATUSI I EDI RAMËS

MESA DUKET NUK PO KUPTOHEMI SIÇ DUHET ME DISA QË S’DUAN TA MARRIN VESH SE NUK ËSHTË KOHË SHËTITJESH

🔴 NGA NESËR DALJA E KËMBËSORË DO TË KUFIZOHET VETËM NË FASHAT ORARE 06.00 – 10.00 dhe 16.00 – 18.00

🔴 NGA NESËR DO TË NDALOHET DALJA NË KËMBË RRUGËVE ME PERSONA TË TJERË NË KRAH!

🔴 SHKELJA E KËTYRE RREGULLAVE DO TË NDËSHKOHET ME GJOBË 10.000 Lekë DHE SHKELËSIT NUK DO TË MARRIN ASNJË NDIHME SHTETËRORE NGA PAKETA FINANCIARE E SOLIDARITETIT NË KUSHTET E KËSAJ LUFTE!

🔴 BOLL! NJË PAKICË E VOGËL FARE INDIVIDËSH TË PAPËRGJEGJSHËM NUK MUND TË SABOTOJNË SAKRIFICËN E NJË POPULLI TË TËRË, DUKE RREZIKUAR JETËN E TYRE DHE TË NJERËZVE TË TJERË!

🔴 NDJESË 1000 HERË🙏 PO KJO ËSHTË LUFTË DHE S’KA ASNJË RRUGË TJETËR!

🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO! ME HIR OSE ME PAHIR! DIELLI ATY DO JETË PRAPË, NDËRSA JETËT E HUMBURA NUK KTHEHEN MË!



Skip to toolbar