Florida ka nisur përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara nga uragani Milton që i mori jetën të paktën 16 personave.
Milton nuk shkaktoi valën katastrofike të ujit për të cilin kishin frikë në Florida, një nga shumë shtetet e goditura nga Uragani Helene rreth dy javë më parë, por operacioni i pastrimit mund të zgjasë shumë javë.
Shtëpia e Bardhë premtoi mbështetjen e qeverisë pasi shtrirja e plotë e dëmit ishte ende duke u analizuar.
Rreth 2.7 milionë shtëpi dhe biznese në Florida mbetën pa energji elektrike.
Guvernatori i Floridës, Ron DeSantis paralajmëroi se megjithëse shteti kishte shmangur “skenarin e rastit më të keq”, dëmi ishte ende i konsiderueshëm./ Reuters