Paraditen e të hënës, Policia e Lezhës tentoi të arrestonte një person, i cili dyshohet se është njeri me precedent kriminal.
Aksioni i policisë është zhvilluar në vendin e quajtur “stacioni elektrik” të qytetit. Paraprakisht raportohet se personi, që do të arrestohej nga policia, bëri rezistencë duke qëlluar me armë zjarri ndaj policisë.
Dyshohet se Blutë e Lezhës kanë qëlluar në ajër për ta trembur personin. Ende nuk raportohet nëse ka të lënduar nga të shtënat. Gjithashtu nuk dihet identiteti i personit që policia është vënë në ndjekje.
Vijon….