Të shtëna me armë në Mal të Zi, raportohet për disa viktima

AKTUALITET


MAL I ZI– Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Cetinje të Malit të Zi. Mediat vendase raportojnë se të paktën pesë persona kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave.

Mendohet se fillimisht ka patur një konfrontim fizik në një lokal dhe më pas autori ka shkrepur armën. Kështu raporton media “Vijesti”, nga disa burime jozyrtare.

Këto janë të dhënat e para të policisë nga vendngjarja, ndërsa dyshohet se numri i viktimave mund të jetë më i lartë. Sipas raporteve të mediave në Mal të Zi, në mesin e viktimave ka dhe fëmijë të mitur.

Policia ka nisur verifikimet për kapjen e autorit të tragjedisë, i identifikuar si Aco Martinoviç nga Cetinja.

Policia u ka kërkuar qytetarëve të Cetinjës, që të qëndrojnë brenda banesave të tyre, ndërsa theksoi se ngjarja nuk lidhet me përplasje të grupeve kriminale, por është një incident i izoluar./abcnews.al



Skip to toolbar