Të shtëna me armë zjarri në Shkodër, 24-vjeçari plagoset në kofshë, policia në kërkim të autorit

AKTUALITET


Të shtëna me armë zjarri janë rregjistruar në lagjen “Salo Halili” në Shkodër. Mësohet se është plagosur në kofshë 24-vjeçari Jaser Osmani, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas gazetarit Simon Shkreli, 24-vjeçari ka pasur një konflikt të çastit me autorin dhe ky i fundit ka nxjerrë armën dhe e ka plagosur.

Ndërkohë, blutë janë vendosur në kërkim të tij.

Njoftimi i Policisë:

Rreth orës 16:00, në lagjen Salo Halili, dyshohet se gjatë një konflikti të çastit është plagosur në kofshë me armë zjarri pistoletë shtetasi J. O., 24 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit./abcnews.al



Skip to toolbar